16 Prill 2024

Ekonomia ruse shënon rënien më të madhe në 15 vitet e fundit

Moskë, 2 shkurt - Ekonomia ruse ka përjetuar në vitin 2009 rënien më të madhe në 15 vitet e fundit. Prodhimi kombëtar bruto ka rënë me 7,9 për qind, kumtoi Zyra e statistikave në Moskë. Qeveria ruse ka llogaritur madje me një rënie prej 8,5 për qind. Shkaku kryesor i rezultateve kaq të dobëta ishte rënia e jashtëzakonshme në sektorin e idustrisë dhe të ndërtimtarisë.

Edhe prodhimtaria industriale në Rusi në muajin prill është zvogëluar për 16,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, gjë që paraqet rënien më të madhe gjatë 15 viteve të fundit. Sipas analistëve, masat kundër krizës të Qeverisë ruse deri tani nuk i japin rezultatet e dëshiruara dhe ende nuk mund të flitet për jetësimin eventual të industrisë ruse.

Në kuartalin e parë të vitit 2009, industria ruse realizoi rënie prej 14,3 për qind, me ç`rast rënie është regjistruar në thuajse të gjitha sferat, nga industria përpunuese (20.8 për qind), deri te prodhimtaria dhe shpërndarja e energjisë elektrike (5,1 për qind).

Prodhimtaria industriale në Rusi në vitin 2008 realizoi rritje prej 2,1 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)