25 Prill 2024

Ekonomia joformale, rrezik ekonomik për sigurinë e Bullgarisë

Sofje, 15 tetor - Bullgaria shënon ulje më të madhe ekonomike në BE për 6 muajt e parë të vitit 2010 me minus 5%. Për të folur për riparim ekonomik deri në fundin e këtij viti Bullgaria duhet të arrijë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto të paktën 6%, duke pasur parasysh se në buxhetin e vitit 2010 është parashikuar rritje prej 1% dhe për vitin 2011 – 3,6%.

Këto shifra nuk janë të garantuara. Në këtë kontekst një prej faktorëve kryesorë me efekt të drejtpërdrejtë mbi ekonominë dhe që prej atje mbi sigurinë kombëtare të Bullgarisë është pjesa e madhe e ekonomisë hije në vend. Kështu mendon Kamen Kolevi – zëvendëskryetar i Dhomës ekonomike bullgare.

“Problemi është se ekonomia informale është burimi i parave që pastaj përdoren për korrupsion dhe për krime – shpjegoi Kamen Kolevi. Duke pakësuar përmasat e ekonomisë në hije, ne në mënyrë të drejtpërdrejt pakësojmë mjetet financiare në sferën e kriminalitetit. Ne nuk mund ta asgjësojmë, mirëpo duhet të përpiqemi ta kufizojmë. Sipas analizave të Dhomës Ekonomike Bullgare, ekonomia e zezë tashmë përbën 40-45% të ekonomisë.

Në këtë kuptim masat për pakësimin e ekonomisë hije janë prioritete dhe shumë të rëndësishme për rritjen e sigurisë kombëtare të Bullgarisë në aspekt ekonomik. Tashmë po aplikohet një pako masash të tilla. Sipas analizave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave ato mund të pakësojnë ekonominë joformale në shtet 80%.”

Të dhënat zyrtare statistikore ndryshohen shumë prej të dhënave, me të cilat disponon Dhoma Ekonomike Bullgare. Sipas Institutit Statistikor Kombëtar ekonomia nëndheshme përbën vetëm 10 – 12% të Produktit të Brendshëm Bruto. Mirëpo bile në se kjo është e vërteta, kjo do të thotë se rreth 3 miliardë euro janë në sektorin jolegal, shpjegoi Kamen Kolevi.

“Këto mjete financiare nuk deklarohen dhe përdoren kryesisht në fushën e kriminalitetit. Për këtë arsye duhet të pakësohen”, tha ai.

Cila janë masat konkrete për këtë?

“Këto janë pakësimi i pagimeve kesh dhe pagimi i rrogave ndërmjet llogarive bankare. Një masë shumë e rëndësishme është aksesi te dosjet e kredive – tha Kamen Kolevi. Një praktikë shumë e përhapur është që personat fizike dhe firmat të deklarojnë të ardhura minimale dhe në të njëjtën kohë të shlyejnë kredi të mëdha. Për këtë arsye është normale që të kërkohet burimi i këtyre mjeteve.

Pikërisht për këtë arsye Agjencia Kombëtare e të Ardhurave duhet të ketë akses te dosjet e kredive të personave fizike dhe të firmave. Imponimi i parimit të ashtuquajtur “të analogut”, që po aplikohet si masë te pagimet të tatimeve tashmë do të aplikohet edhe për pagimin e sigurimeve.

Një masë tjetër është lidhja e aparateve të llogarisë të firmave me Agjencinë Shtetërore të të Ardhurave. Të gjithë këto masa e kanë potencialin të zvogëlojnë ekonominë ilegale për vitin 2011. Kështu ky resurs i konsiderueshëm prej të paktën 3 miliarda euro mund të hyjë në buxhet dhe kështu të rriten të ardhurat, pensionet, mjetet për sigurinë e mbrojtjen e kështu me radhë.

Mjetet e shumta që qarkullojnë në sektorin hije janë në dëm të firmave korrekte, sepse ato nuk mund të ofrojnë rroga aq të larta dhe shteti suplementarisht i ngarkon me tatime dhe sigurime për ta kompensuar mungesën e parave prej sektorit ilegal.

Kështu firmat që janë korrekte nuk mund të konkurrohen me firmat nga ekonomia e zezë. Bilanci i mjedisit të biznesit është shumë i rëndësishëm për klimën e biznesit te ne. Sepse për vitin 2011 shpresojmë në tatimet dhe sigurimet të ulëta për kthimin e investitorëve të vjetra dhe për tërheqjen e investitorëve të reja në Bullgari.

Mirëpo për këtë qëllim duhet të ketë rezultate efektive prej aplikimit të masave për kufizimin e ekonomisë jolegale, sepse shumica e investitorëve të huajë punojnë në mënyrë legale. Ata kanë praktika të mira sociale dhe korporative dhe kështu siç firmat bullgare që paguajnë tatimet dhe sigurimet e veta, do të durojnë humbje për shkak të ekzistencës së sektorit jolegal.

Sipas Kamen Kolevit gjatë 1-2 vjetëve të fundit një faktor tjetër i rrezikshëm për sigurinë ekonomike të shtetit janë borxhet ndërmjet firmave, që në shumicën e rasteve është provokuar nga pagimet e vonuara të shtetit ndaj firmave private.
“Shërbimi është bërë, mirëpo nuk ka pagim nga ana e shtetit në afatin e caktuar paraprakisht. Këto pagime të vonuara janë shumë të rrezikshme për ekonominë sepse pakësojnë mundësitë për rritje më të madhe. Për këtë arsye është e rëndësishme që shteti të shlyejë të gjithë pagimet e vonuara të prokurimeve publike. Kështu firmat do t’i shlyejnë detyrimet e veta financiare ndaj furnitorëve, punëtorëve, shtetit, bankave. Shteti po i vonon këto pagime më se 1 vit. Kështu shteti vetë i gjeneron borxhet ndërmjet firmave.”

Mirëpo Kamen Kolevi mendon se tani për tani duke folur për rrezikun kryesor për sigurinë e Bullgarisë – pakësimin ekonomik, mbi bazën e tremujorit të parë e të dytë të vitit 2010, tashmë ka simptome të prekshme për ndryshimin e tendencave dhe për riparim ekonomik. Sipas tij këto simptome janë të dukshme më shumë në sferën e eksportit që po rritet.

Sipas fjalëve të tij prej prillit të 2010 po rritet edhe importi, i cili sjell para nga Tatimi i Vlerës së Shtuar, taksa doganore, të ardhurat e tjera të buxheti etj. Po rritet edhe prodhimi dhe numri i porosive industriale, jo vetëm tek ne, mirëpo edhe në Evropën Perëndimore. “Mirëpo nga ana tjetër konsumimi vazhdon të ulet” – tha Kamen Kolevi.

Deri në fundin e vitit 2010 Bullgaria ka mundësi të dalë mbi zeron për nga rritja e Produktit të Brendshëm Bruto, mendon eksperti. Mbetet të shohim a në të ardhmen do të shënohet në mënyrë komulative një rritje prej 1%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)