05 Shkurt 2023

Ekonomia informale problem edhe për trustin e pensioneve

Prishtinë, 13 prill - Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, priti Bordin e Trustit të Pensioneve të Kosovës i cili edhe u njoftua se Trusti i Pensioneve ka mbi 300 mijë kontribuues, nga të cilët 77 mijë janë nga radhët e shërbimit civil të Kosovës.

Bordi i Trustit të Pensioneve të Kosovës, ishte i përbërë nga Angela Burns, Ymer Havolli, Harvey Kember, Steven Bates, Ruzhdi Morina, të shoqëruar edhe nga Frederick Artesani, përfaqësues i ICO-së dhe Adrian Zalli, drejtor menaxhues i Trustit.Temë thelbësore e këtij takimi njoftues ishte puna e këtij Trusti, sidomos gjatë vitit 2009.

Duke folur për veprimtarinë e gjithëmbarshme, anëtarët e Bordit  theksuan se Trusti gjendet në një fazë të rikoperimit të vlerave në aksione.

Ndërkaq, në vazhdim ata e njoftuan kryekuvendarin Krasniqi me të dhënën se deri tash Trusti i Pensioneve ka mbi 300 mijë kontribuues, nga të cilët 77 mijë janë nga radhët e shërbimit civil të Kosovës.

Bordi i Trustit tha se paraqitet problematike çështja e ekonomisë informale, përkatësisht e bizeneseve të vogla, të cilat nuk ofrojnë shënime për të punësuarit, përkatësisht kontribuuesit.

Kur është fjala për investimet e Trustit të Pensioneve, u theksua se investimet janë orientuar  në projekte fitimprurëse, ndërsa bëhen investime edhe në sistemin bankar të Kosovës.

Në vijim të bisedës u bë fjalë edhe për çështjen e zgjedhjes së një anëtari të Bordit nga ana e Kuvendit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)