26 Prill 2024

Ekonomia gjermane në gjendje të shkëlqyeshme

Berlin, 27 nëntor - Ekonomia në Gjermani është në gjendje të shkëlqyeshme dhe së shpejti do të mund të realizojë punësim të plotë të popullatës së aftë për punë, konsideron ministri gjerman i Ekonomisë, Rajner Bruderle.

“Gjermanët janë në disponim të mirë, sërish investojmë, sërish shpenzojmë dhe njerëzit ndihen të sigurtë dhe blejnë”, theksoi Bruderle.

I bindur se ekonomia e Gjermanisë së shpejti do të realizojë punësim të plotë, ai saktësoi se në vend momentalisht ka më pak se tre milionë të papunë, derisa në jehonën e krizës globale pa punë kanë qenë pesë milionë gjermanë.

“Jam i sigurtë se së shpejti është i mundshëm punësimi i plotë, i cili tashmë realizohet në disa pjesë jugore të Gjermanisë”, shtoi Bruderle.

Ai theksoi se bosht themelor lëvizës për rritjen ekonomike, nuk është aq eksporti, sa është konsumi privat i vendit.

“Këshilltarët ekonomikë të Qeverisë paralajmërojnë se vitin e ardhshëm, 90 për qind të rritjes do ta sigurojë pikërisht kërkesa vendore”, tha ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)