26 Prill 2024

Ekonomia gjermane kërkon më shumë të huaj të kualifikuar

Berlin, 19 tetor - Njerëzit udhëheqës të ekonomisë gjermane sërish kërkuan nga autoritetet të sigurojnë ardhjen më të madhe të të huajve të kualifikuar, në mes të debatit të ashpër për migrantët dhe integrimit të tyre në partitë gjermane. 


Ministri i Ekonomisë, Rajner Bruderle, ka deklaruar se Gjermania vitin e kaluar ka pësuar humbje prej 15 miliardë euro, për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore. Sipas raporteve qeveritare, Gjermanisë i mungojnë rreth 36 mijë inxhinierë dhe 66 mijë ekspertë për kompjuterë.

Shefi i Lidhjes së industrisë gjermane, Hans Peter Kajtel, ka deklaruar se Gjermanisë brenda vitit i nevojiten mijëra inxhinierë të rinj ndërtimorë.

Kryetari i Institutit gjerman për hulumtime ekonomike, Klaus Cimerman ka vlerësuar se vendit brenda vitit i nevojiten së paku 500 mijë punëtorë të kualifikuar nëse dëshiron ta ruajë standardin dhe pozicionin e tanishëm në tregun botëror.

Sipas paralajmërimeve të Qeverisë gjermane, njëri nga hapat e parë për zgjidhjen e këtij problemi do të jetë përshpejtimi dhe thjeshtësimi i njohjes së diplomave të huaja.

Në Gjermani midis 300 dhe 500 mijë ardhacakë kanë kualifikime shumë më të larta se ato që kërkohen në vendet e punës në të cilat janë të punësuar. Nuk janë të rralla rastet kur mjekë me diploma të huaja punojnë si infermierë, ndërsa inxhinierë si mjeshtër të stërvitur në fabrikë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)