02 Shkurt 2023

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në tremujorin e fundit

Pekin, 22 tetor - Ekonomia e Kinës që po rritet me ritme të shpejta, u ngadalësua pak në tremujorin e fundit, ndërsa inflacioni shënoi një rritje të lehtë në shtator.

Qeveria kineze njoftoi sot se ekonomia për tre muajt e fundit korrik, gusht, shtator, u rit me 9,6 përqind.

Tremujorin e kaluar rritja ishte 10 përqind. Ndërsa në fillimit të vitit edhe më e lartë.

Autoritet po ashtu thanë se çmimet e mallrave të konsumit në shtator ishin 3,6 përqind më të shtrenjta se një vit më parë. Infacioni për shtatorin ishte 0,6 përqind më i lartë se për gushtin.

Të dhënat e fundit ekonomike, dolën vetëm dy ditë pasi banka qendrore e Kinës njoftoi se do të ngrinte interesat për herë të parë në tre vjet në përpjekje për të ulur inflacionin dhe parandaluar një rënie të theksuar të vlerës së pasurive të patundshme dhe financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)