19 Prill 2024

Ekonomia e Estonisë po rimëkëmbet para futjes së euros

Tallin, 6 shtator - Estonia duket se ka gjetur rrugëdaljen nga kriza globale financiare. Shteti i vogël baltik, ishte një nga vendet më të goditura nga kriza në BE, madje dhe në botë.

Akullore të mbuluara nga shtresa çokollate lëvizin në konvejerin e linjës së prodhimit në fabrikën ushqimore "Premia Food" në Talin. Në këtë fabrikë punojnë rreth 60 vetë, të cilët përgatisin prodhimin e një sërë asortimentesh me akullore. Normalisht punëtorët sezonalë të kësaj fabrike duhet t'i kishin bërë gati me kohë valixhet, por vera e nxehtë në Evropë solli rritjen e shitjeve të akulloreve.

Megjithatë menaxherja për tregtinë e kompanisë estoneze, Katre Kovask, pas një periudhe të vështirë krize si në shitje ashtu edhe në eksporte, shprehet e përmbajtur: "Do të thosha se patëm një rënie të shitjeve mesatarisht me rreth 30%, na duhej të pushonim njerëz nga puna, të ulnim rrogat. Ishte një kohë shumë e vështirë, por krizat janë për ata që do të mbijetojnë, dhe kush mbijeton bëhet më i fortë, Kështu kriza ishte një mësim shumë i mirë për ne, arritëm ta menaxhojmë atë, por sigurisht ishte mjaft e vështirë."

Si shumë vende në Evropë, Estonia ra në recesion vitin e kaluar. Prodhimi i përgjithshëm bruto në vend ra me 15%,, eksportet estoneze me 25%, ndërsa pronarët e shtëpive panë me sytë e tyre si ra vlera e shtëpive që kishin blerë. Si reagim ndaj krizës, bizneset në vend shkurtuan vendet e punës, papunësia në Estoni u rrit në 20%. Në tremujorin e parë të vitit 2010 ajo arriti nivelin më të lartë që kishte pasur ndonjëherë Estonia.

Estonezët e kanë ndjerë goditjen e krizës, më shumë se kushdo nga vendet e tjera evropiane. Siim Raie nga Dhoma Estoneze e Tregtisë shpjegon: "Kriza në ekonominsë estoneze nuk filloi në tetor 2008, por që në 2007 ne mund të vërenim rënien e bizneseve lokale, tregu i pasurive të patundshme nuk po lulëzonte më, bankat u bënë menjëherë tepër konservatore dhe më pas ajo që ndodhi në botë në vitin 2008 ishte një lajm shumë i keq për Estoninë, sepse ne kishim arritur atë pikë zhvillimi, që kishim patjetër shumë nevojë për financim."

Qëkur fitoi pavarësinë nga Rusia në vitin 1991, Estonia ndoqi një rrugë të shpejtë reformash. Vendi ndoqi politikën tregtare të dyerve të hapura. Hyrja e Estonisë në BE në vitin 2004 solli stabilitet dhe kredibilitet. Por sipas Katre Kovask, hyrja në BE ka pasur edhe efekte negative. "Sigurisht falë hyrjes në BE kreditë u bënë më të lira, dhe kjo ishte një nga faktorët që ndikoi në rënien e ekonomisë vitin e kaluar, në ardhjen e krizës, do të thoja. Njerëzit filluan të merrnin kredi pa llogaritur nëse ishin të aftë ta paguanin atë, kjo ishte njëra nga anët negative, qeveria dhe bankat nuk e ndaluan këtë zhvillim."

Rimëkëmbja ekonomike dhe frika nga futja e euros

Tanimë janë shtuar shenjat e rimëkëmbjes ekonomike në Estoni. Prodhimi i përgjithshëm bruto është rritur. Prognozat qeveritare flasin për një rritje me 2% për vitin 2010. Edhe eksportet po rriten, kjo për faktin se bizneset kanë gjetur tregje të reja për mallrat e tyre.

Megjithatë shërimi i ekonomisë është larg të qenit i plotë, dhe estonezët ende ndjehen të pasigurtë. Hapi tjetër në rrugëtimin ekonomik të këtij vendi  - adoptimi i valutës evropiane vitin e ardhshëm - ka rritur frikën dhe pasigurinë. Shumë estonezë i tremben rritjes së çmimeve me futjen e euros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)