29 Mars 2024

Ekonomia e Britanisë rritet me 0.5 për qind

Londër, 13 korrik - Zyra e Statistikave Kombëtare të Britanisë së Madhe ka njoftuar se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Britanisë vlerësohet të jetë rritur me 0.5 për qind në maj, pas një rënie prej 0.2 për qind në prill.

PBB-ja tani ka arritur në 1.7 për qind mbi nivelin e saj para pandemisë së COVID-19 në shkurt 2020, sipas Zyrës së Statistikave.

Sektori i shërbimeve shënoi rritje me 0.4 për qind në maj, mbështetur nga aktivitetet e shëndetit të njerëzve dhe punës sociale.

Prodhimi u rrit me 0.9 për qind në maj, falë rritjes prej 1.4 për qind në prodhim dhe 0.3 për qind në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

Sektori i ndërtimit u rrit për të shtatin muaj radhazi, me një rritje prej 1.5 për qind në maj.

Rritja vjetore e PBB-së mujore ishte 3.5 për qind në 12 muajt deri në maj, pak më pak nga 3.7 për qind sa ishte në prill, thuhet më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)