19 Prill 2024

Ekonomia e Bosnjës po përmirësohet

Sarajevë, 18 tetor - Situata ekonomike në Bosnjë filloi të përmirësohet, pas rënies prej 3,2 për qind në vitin 2009.

“Kjo e dhënë i mundësoi vendit të përdorë vetëm një pjesë të transhesë së ndihmës, të cilën e zhbllokoi FMN-ja. Rezervat tona devizore u stabilizuan dhe tani arrijnë 6,3 miliardë marka (3,2 miliardë euro), që është më shumë se niveli i dhjetorit të vitit 2009 – 6,2 miliardë marka”, deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore, Kemal Kozariq.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi se ka zhbllokuar 132,8 milionë euro ndihmë plotësuese për Bosnjën e Hercegovinën dhe njëherit i premtoi vendit transhenë e tretë dhe të katërt.

Linja e përgjithshme kreditore nga FMN-ja për BeH-në do të arrijë 379,4 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)