29 Mars 2024

Ekonomia botërore rrezikon sërish rënien në krizë

New York, 1 korrik - Ekonomia botërore rrezikon sërish rënien në krizë. Ky është alarmi që jep Banka e Rregullimeve ndërkombëtare e cila pohon në një deklaratë se botës i kanoset sërish rreziku për krizë nëse qeveritë nuk i japin fund menjëherë planeve të mbështetjes së ekonomike dhe politikave monetare favorizuese.

"Efektet dytësore të kurave intensive për shëndoshjen e ekonomisë botërore të bashkuara përballë rreziqeve që vazhdojnë të ekzistojnë në sistemin financiar dhe të zbatuara në një periudhë kaq të gjatë nuk do të mungojnë të krijojnë rreziqe për një rënie tjetër në krizë", theksoi BRI-ja në raportin e saj vjetor.

Banka qendrore që mbikëqyr bankat kryesore në botë theksoi se programet në mbështetje të tregjeve dhe bankave kanë krijuar një varësi, të cilën sistemi financiar rrezikon ta ketë të vështirë ta kapërcejë.


Ajo theksoi gjithashtu se ekonomia botërore është bërë gjithashtu më e dobët për shkak të rreziqeve që ekzistojnë përsëri mbi bankat të kërcënuara nga një krizë e sektorit imobiliar tregtar (dyqane, zyra...) që mund të shkaktojë me të vërtetë humbje të tjera në sektorin financiar.


"Mund të arrijmë në atë që orientimi drejt sektorit imobiliar tregtar të sjellë humbje të tjera", paralajmëroi BRI-ja e cila zhvilloi këtë fundjavë asamblenë e saj vjetore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)