19 Gusht 2022

Ekonomia botërore e përqendruar tek kriza globale

New York, 18 shkurt - Qeveria e Japonisë, vendosi që të rrisë fondet buxhetore që iu jepen si hua bankave në mënyrë që pastaj të mund t’u japin më tepër kredi qytetarëve dhe ndërmarrjeve.

Masa e re e parave për këtë qëllim arrin shumën 220 miliardë dollarë. Ndërkaq, në Kinë, duket se ekonominë asgjë nuk e ndalon.

Banka Botërore e shtoi parashikimin për rritjen ekonomike të ekonomisë kineze për këtë vit, prej 9 në 9.5 për qind.

Nga ana tjetër e botës, Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri sot të ditur se edhe më tej normat referente të interesit mbeten në nivelin më të ulët, përkatësisht nga zero deri më 0.25 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)