20 Prill 2024

Dogana mbledh 400 milion euro të hyra për Buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 13 gusht - Me datën 12 gusht Dogana e Kosovës ka arritur të tejkalojë parashikimet buxhetore dhe të mbledhë mbi 400 milion euro.  

Angazhimi maksimal i Doganës së Kosovës ka rezultuar që për herë të parë pas 11 viteve të themelimit të Doganës është arritur shifrën rekorde në mbledhje e të hyrave ne fillim të muajit gusht, respektivisht me datë 12 gusht janë mbledhur mbi 400 milion euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave,  sepse  në periudhën e njëjtë, të vitit 2009 Dogana kishte mbledhur 357,4 milion euro. Pra ka rritje prej 42,7 milion eurove pasi që deri tani kemi mbledhur saktësisht 400.123.658 milion.

Arsyet e kësaj rritje janë të ndryshme duke filluar nga rritja e kontrollës së qarkullimit të mallrave në tërë territorin e Kosovës, luftimin e kontrabandës në tërë territorin, aplikimin e metodave selektive, aplikimin e riskut si dhe rritjen e kontrolleve pas importuese.

Këto të hyra paraqesin 58% e planit buxhetor tonë prandaj deri në fund të vitit ne do të mbledhim mbi 700 milion euro për buxhetin e konsoliduar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)