18 Tetor 2021

Diskutohet finalizimi i projektligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale

Prishtinë, 28 maj - Ministria e Drejtësisë, në kandër të avancimit të reformës në drejtësi, sot ka mbajtur takimin për adresimin e çështjeve të rëndësishme për hartimin e projektligjit për Gjykatën Komerciale, angazhimin e të cilit e ka përshëndetur Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, Zëvendësministri Sallahu theksoi se  Gjykata Komerciale është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe si i tillë do të trajtohet me angazhim të shtuar dhe brenda afatit legjislativ do të procedohet tutje.

Në takim, ndër të tjera është diskutuar për çështjen e dyshkallshmërisë së Gjykatës Komerciale dhe rolin e saj në shqyrtimin e lëndëve të natyrës komerciale të bizneseve dhe personave të tjerë juridik në Kosovë. Po ashtu u ngrit për trajtim çështja e mjeteve juridike, atyre të jashtëzakonshme, në veçanti revizionit si dhe u diskutua rreth çështjes së përzgjedhjes, kompetencave dhe kritereve të gjyqtarëve dhe kryetarit të kësaj Gjykate.

Tutje, është diskutuar për profilet komerciale të ndarë në departamente dhe gjithashtu çështje të tjera të rëndësishme procedurale dhe përmbajtjesore.

Në takim është vlerësuar se miratimi i këtij projektligji, përveç rezultateve pozitive në drejtim të konsolidimit të kuadrit ligjor për Gjykatën Komerciale, projektligji do të sillte ndikim pozitiv për grupet e interesit, veçanërisht për investitorët dhe bizneset e huaja në vend duke prodhuar siguri më të madhe juridike dhe kësisoj duke ofruar më shumë edhe investime nga jashtë.

Me adresimin e çështjeve të tilla, Ministria e Drejtësisë do ta përmbyllë punën brenda afatit të paraparë legjislativ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)