25 Prill 2024

Diplomoi gjenerata e re e studentëve të “Pjetër Budi”

Prishtinë, 25 qershor - Kanë diplomuar të premten, në Prishtinë, studentët e gjeneratës 2007/2008 të Institutit për Studime “Pjetër Budi”.

Pas parakalimit nëpër sheshin “Nëna Terezë”, studentët e drejtimeve Doganë dhe Shpedicion, Sigurime, Resurse Njerëzore dhe Turizëm e Hoteleri janë mbledhur në ceremoninë solemne të organizuar në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Në këto tri vite, me gjithë dituritë dhe njohuritë tona, jemi përpjekur që nëpërmjet procesit shkencor-aplikativ të bartim tek ju zhvillimet e aftësive individuale dhe përfitimin e shkathtësive akademike dhe sociale për komunikim, të cilat janë të domosdoshme për një jetë të suksesshme në shoqërinë me përmasa globale”, tha para studentëve, familjarëve dhe mysafirëve dekani i “Pjetër Budit”, prof. dr. Selver Hoda.

Sipas tij, ‘Pjetër Budi’ është i përgatitur dhe i motivuar për të përballuar sfidat e shekullit të ri, sfidat e integrimit dhe globalizimit të arsimit të lartë, drejt integrimit në familjen e madhe evropiane.
“Të gjithë jemi të përqendruar të ecim me hapa të sigurt për ta kthyer Institutin ‘Pjetër Budi’ në një aktor rajonal, pse jo dhe më gjerë, pasi që pozicioni i tij tashmë është një realitet i pranuar nga shoqëria dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”, theksoi Hoda.

Hoda tha, po ashtu, se Instituti “Pjetër Budi” është gjithmonë i hapur për gjithë ata studentë të vyeshëm, që ardhmërinë e vet duan ta kurorëzojnë me studime shkencore hulumtuese të cilësisë së lartë.

Ceremonia e diplomimit u shoqërua edhe me pika muzikore nga kuarteti “Lorenc Antoni”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)