19 Prill 2024

Deputetët ratifikuan marrëveshjen Kosovë-Gjermani

Prishtinë, 1 prill - Kuvendi i Kosovës, ratifikoi sot marrëveshjen për kredi dhe financim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Qeveritare të Gjermanisë KfV - Frankfurt. Kosova, me këtë marrëveshje, përfiton 16.5 milionë grante dhe 17 milionë kredi të buta, mjete këto që do të përdoren për realizimin e projektit të rrjetit energjetik me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se ky financim ka për qëllim ndërtimin e lidhjes prej 400 kilovoltësh Prishtinë-Tiranë, e që ndryshe quhet edhe autostrada energjetike.

“Donacionet të cilat KfW i ka ofruar si grante janë pa kthim dhe i bie që të kemi 16 milionë euro falas”, ka thënë Shala.

Të gjitha grupet parlamentare duke përfshirë edhe opozitën i kanë dhënë mbështetje ratifikimit të marrëveshjes, megjithëse këta të fundit e kanë konsideruar si marrëveshje e vonuar.

Shala vlerësoi se ratifikimi i kësaj marrëveshje do të ndihmojë sektorin ekonomik, sidomos tani para proceseve që janë përpara në këtë sektor, ndërkohë që ka njoftuar që punimet janë duke u zhvilluar paralel në pjesën e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndërkaq Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa, ka vlerësuar se ky është suksesi i parë pas anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës shqyrton edhe Projektligjin për masat antidumping, propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave të Kosovës dhe rekomandimet e Komisionit për ekonomi, tregti, industri, energjetikë dhe telekomunikacion për Propozimin-strategjinë e energjisë për periudhën 2009-2018.

Kuvendi, në vazhdim, miratoi edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë dhe Telekomunikacion për Propozim-Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009-2018. Kryeministri Thaçi tha se “Qeveria ka rishikuar Strategjinë për Energjinë në pajtim me zhvillimet aktuale në tregun botëror, duke pasur parasysh edhe krizën globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)