19 Prill 2024

Deputetët e rinj: të zgjatet pushimi i lehonisë

Prishtinë, 21 korrik - Nën organizim të Grupit Joformal të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin për Demokratizim të OSBE-së, është mbajtur sot në Kuvend dëgjim publik rreth Projektligjit të Punës, me temën ”Ligji i Punës – Ndikimi në krijimin e familjeve të reja”.

Gjatë këtij dëgjimi publik është diskutuar rreth përmbajtjes së projektligjit, domosdosë së ndryshimit të disa neneve të tij dhe, njëkohësisht, janë dhënë një sërë rekomandimesh. 

Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, të partive politike e shoqërisë civile, kanë diskutuar gjerësisht rreth projektligjit, ndërsa fokus i diskutimeve të tyre ishte neni 48 i tij, i cili ka të bëjë me pushimin e lehonisë. Ishte konkludim i përbashkët e të gjithë diskutuesve se zgjatja e pushimit të lehonisë në një vit, është nevojë dhe domosdoshmëri.

Diskutuesit u përqendruan edhe në çështje të tjera, si përcaktimi i qartë i punës jashtë orarit dhe kompensimi, shtesat e fëmijëve, dhënia e të drejtave të barabarta për punëdhënësin dhe punëmarrësin etj.

Kryetari i Grupit Joformal të Deputetëve të Rinj, Armend Zemaj, duke bërë një përmbledhje të pikave qëndrore të diskutimit në këtë dëgjim publik, radhiti disa rekomandime, të cilat do t’i propozohen komisionit përkatës për tu shqyrtuar dhe inkorporuar në projektligj, në kuadër të amendamentimit të tij.

Disa nga këto rekomandime kishin të bënin me rishikimin në të gjitha aspektet të nenit që ka të bëjë me pushimin e lehonisë, që kontrata e punës të jetë obligativisht e shkruar dhe jo verbale, periudha provuese e punës të jetë tre muaj etj.

Gjithashtu, u rekomandua që para procedimit për në lexim të dytë dhe miratim në Kuvend, projektligji i amendamentuar t’i nënshtrohet edhe një dëgjimi publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)