19 Prill 2024

Deponitë e mbeturinave do të menaxhohen nga sektori privat

Prishtinë, 14 prill - Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave sot u bë nënshkrimi i kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për Shërbime Këshillëdhënëse në Strukturimin dhe Implementimin e Partneritetit.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala , tha se “Infrastruktura dhe shërbimet moderne dhe efikase janë një parakusht i domosdoshëm për rritje të suksesshme dhe të qëndrueshme ekonomike të vendit tonë. Për këtë arsye, Kosova ka nevojë urgjente të zgjerimit të infrastrukturës dhe rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike cilësore për qytetarët e vendit tonë. Prandaj, në mënyrë që të përmirësojmë infrastrukturën thelbësore dhe ofrimin e shërbimeve më të mira duke u siguruar se infrastruktura dhe shërbimet të ofrohen në mënyrë sa më efikase dhe me kosto sa më të volitshme, Qeveria e Kosovës, siç e dini, si shumë shtete tjera te botës, ka vendosur që të inicioj dhe të zhvilloj Partneritetet-Publike-Private”.

“Bazuar në këtë strategji të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne sot po angazhojmë Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) – pjesë e grupit të Bankës Botërore, të asistoj Qeverinë e Kosovës në procesin e Strukturimit dhe Implementimit të PPP-së në Deponitë e Mbeturinave të vendit tonë. Marrëveshja që nënshkruam sot së bashku me IFC-në mundëson angazhimin e sektorit privat ne financimin dhe operimin e kësaj infrastrukture vitale për qytetaret e Kosovës”, tha ministri Shala

Ai më tej shtoi se “Duke pasur parasysh eksperiencën e madhe që posedon IFC-ja në këtë fushë, e cila ka udhëhequr projekte të ngjashme në regjion dhe më gjerë, ne kemi besim të plotë se IFC do të analizoj situatën aktuale në këtë sektor si dhe pas analizave të thukta, do të vij me propozime konkrete si dhe me opsionet më të mira në mënyrë që përmes sektorit privat të realizojmë investime substanciale dhe të fuqishme në këtë sektor dhe në të njëjtën kohë do të sigurojmë një menaxhim efikas dhe profesional të deponive regjional në Kosovë”.

Ndërsa, përfaqësuesi i IFC-së,  Georgi Petrov,  tha se “ Korporata do të  bashkëpunoj me qeverinë qendrore dhe lokale si dhe me kompanitë për menaxhim të mbeturinave në mënyrë  që ato të futen brenda këtij viti në menaxhim të sektorit privat. Menaxhimi  i këtyre kompanive nga sektori privat do të sjell të ardhura si dhe përmirësim të shërbimeve”.

Përveç shumës 95 mijë euro që do të financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për  projektin për analizimin e futjes së sektorit privat në tetë kompanitë regjionale të menaxhimit të mbeturinave, një pjesë do të financohet nga IFC-ja dhe  pjesa tjetër e këtij projekti do të mbështetet  edhe nga qeveritë e vendeve të ndryshme si

Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  qeveria e Italisë, qeveria e Austrisë , qeveria e Holandës, qeveria e Norvegjisë dhe qeveria e Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)