28 Mars 2024

Demircan: Kosova po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit

Prishtinë, 29 gusht - Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur sot në takim Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, Hayrettin Demircan, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ministri Murati ka falënderuar Demircan për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën Botërore gjatë këtyre viteve, duke vënë theks në mbështetjen e Bankës ndaj reformave strukturore e ekonomike në vend.

Gjatë takimit, Ministri Murati e ka njoftuar Demircan lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana e tij, Demircan u shpreh se Republika e Kosovës edhe më tej po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit, ku edhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Bankës në fusha me interes të veçantë për Kosovën.

Së fundi, të dy palët u pajtuan se sektori privat luan rol të rëndësisshëm në zhvillimin e qëndrueshem ekonomik të vendit, prandaj, IFC si pjesë e Grupit të Bankës Botërore do të shikojë mundësitë e rritjes së mbështetjes edhe për sektorin privat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)