20 Prill 2024

Delo: Politikanët kosovarë nga opingat në mercedese

Prishtinë, 28 tetor - E përditshmja sllovene “Delo”, duke folur për problemet me të cilat ballafaqohet sot shteti më i ri i botës, Kosova, ndër të tjera shkruan se shumica e politikanëve kosovarë u hodh nga opingat dhe balta e fshatit në kolltuqe dhe në mercedese.

Problemi më i madh i Kosovës qëndron në faktin se në pushtet ka mbetur garnitura politike, e cila “nuk ka kënaqur lakmitë deri në fund”, shkruan “Delo” e Lubjanës.

Gazeta shkruan se “shumica e politikanëve kosovarë thjesht është hedhur nga opingat dhe balta e fshatit në kolltuqe e mercedese”, dhe shton se në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë ka mbisunduar egërsisht akumulimi i nisur i kapitalit, kurse garnitura politike në pushtet u pasurua në hesap të meritave të veta të luftës.

“Pikërisht nga kjo arsye pushteti në Kosovë ballafaqohet me kritika të ashpra se po ia zë frymën demokracisë parlamentare, kontrollon mediet dhe shkatërron klasën e mesme”, shkruan “Delo”.

Në tekst theksohet se “edhe pse Kosova ndodhet në krye të listës për nga investimet ndërkombëtare për kokë banori, pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë në mjerim të skajshëm”.

“Kosova radhitet ndër shtetet më të varfra në Evropë dhe më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës është e papunë”, shton gazeta, e cila thekson se “me këtë vështrim është e pamundur të akuzohet bashkësia ndërkombëtare për krizën politike në Kosovë dhe gjendjen e keqe sociale”.

Duke pasur parasysh faktin se bashkësia ndërkombëtare është e ndërgjegjshme se nuk mjafton të përpiqet që Kosovën ta ndihmojë vetëm me injeksione financiare, ajo synon që popullsisë së Kosovës dhe elitës politike t’ia imponojë edhe vlera evropiane, thotë gazeta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)