28 Mars 2024

Dell: Politika po ndikon në ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 28 qershor - Në forumin publik “Privatizimi i shpërndarjesdhe furnizimit të KEK-ut: Përmirësimi i sigurimit të furnizimit nëKosovë për një rritje ekonomike”, u vlerësua se procesi i transferimittë distribucionit të KEK-ut në duart sektorit privat është mese idomosdoshëm që të ketë një furnizim të qëndrueshëm të energjisëelektrike dhe do të krijonte një ambient më të favorshëm për biznesin.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell ka thënë se ekonomia e kosovare është e ndikuar shumë nga qeveria, duke shtuar se qeveria e ka trashëguar këtë situatë nga UNMIK-u dhe gjithsesi nga koha e ish-Jugosllavisë.

“Është një fakt pikëllues se ndërhyrjet politike në Korporatën Energjetike të Kosovës e bëjnë të pamundur shkarkimin e punonjësve nga përformanca e dobët”, ka pohuar ai.

Derisa roli i qeverisë në ekonomi do të jetë kështu, sipas tij do të ngulfaten ndërmarrjet private, po ashtu shteti do të vuan nga kjo, sepse nga detyra kryesore e saj qeverisja hapet në lëmit dhe korrupsionet që janë pashmangshmëritë të shoqëruara në ndërmarrjet e mëdha publike që krijojnë para të gatshme.

Procesi i transferimit të distribucionit të KEK-ut në duart sektorit privat sipas ambasadorit Dell, paraqet një hap momental drejt funksionimit të Kosovës për rritje ekonomike.

"Së pari transaksionet e ndërtuara me kujdes dhe të tërheqin partnerë të kualifikuar me kapital ndërkombëtar në kohë kur Kosova nuk ka as përvojë teknike, e as fonde për të bërë një modernizim të tillë vet”, ka theksuar ambasadori Dell.

Ambasadori ka thënë shumë qartë se as SHBA-të, as Banka Botërore dhe as BE-ja nuk janë të gatshme që të mbështesin një projekt të ndërtimit të termocentralit të ri prej njëmijë megavatesh në këtë kohë.

Ndersa kryeministri i Qeverise se Kosoves, Hashim Thaçi ka thënë se është përmirësuara qëndrueshmëria në furnizim me energji elektrike për të gjithë, si dhe jane elimininuar subvencionet në sektorin e energjisë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe nga donatorët.

"Përfundimi i suksesshëm i projektit Kosova e Re dhe privatizimit të Distrubuimit dhe Furnizimit, me kosto sa më të ulët për popullin e Kosovës, është esenciale për të arritur qëllimin tonë të integrimit evropian. Populli i Kosovës, Qeveria e saj, pret shumë nga të gjithë ne dhe unë personalisht kam pritje të mëdha nga secili prej jush, prezent sot këtu. Qeveria e Kosovës është e vendosur në këtë drejtim, presim partneritet të ngushtë dhe kam besim të plotë në suksesin që do të arrijmë", theksoi mes tjerash kryeministri Thaçi.

Tani më sipas tij Kosova ka dëshmuar mundësi të mira për investime, ka pasur sukses të plotë në procesin e fillimit të ndërtimit të autostradës, pastaj përmbylljen me sukses të koncesionimit të Aeroportit  Ndërkombëtar të Prishtinës, prandaj, donatorë të pranishëm sot këtu, do të kërkoja mirëkuptimin tuaj, sepse Kosova është vend duke u zhvilluar dhe ka mungesë të madhe të kapaciteteve të gjenerimit të energjisë, të cilat duhet t’i tejkalojmë.

Thaçi ka shtuar se Qeveria e Kosovës me aprovimin e Kuvendit të Republikë ka iniciuar dhe autorizuar Komitetin ndërministror për privatizimin e distribuimit të KEK-ut.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka deklaruar se involvimi i sektorit privat është parakusht për zhvillimin ekonomik.

Shkëmbimi i ideve dhe përvojave që do të dalin nga ky forum sipas tij do të ndihmojë qeverinë e vendit të gjejë mekanizma më të mirë për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe regjionin.

"Kjo do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi dhe ofrimin e shërbimeve më të mira sepse infuzioni kapitalit privat dhe menaxhimit privat do të lehtëson kufizime fiskale me të cilat ballafaqohet Kosova si shtet i ri dhe do të rris efikasitetin e përmirësimit të infrastrukturës publike në përgjithësi", ka pohuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)