16 Gusht 2022

Deficiti i SHBA-ve do të tejkalojë 1.300 miliardë dollarë

Washington, 21 gusht - Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) sivjet do të mund të tejkalojë 1.300 miliardë dollarë, vlerëson byroja për buxhet të Kongresit amerikan.

Ky rezultat do të paraqiste deficit pak më të vogël se ai i vitit të kaluar, por edhe më tej bëhet fjalë për një deficit të madh.

Deficiti i madh buxhetor është pasojë e të ardhurave të pakësuara në nivelin federal për shkak të ekonomisë së ngadalësuar, ndërsa njëkohësisht është shënuar rritje e konsiderueshme e shpenzimeve qeveritare, me qëllim të nxitjes së rritjes ekonomike.

“Jo vetëm që është e pavërtetë se Kosova dhe BE janë tema të ndara, por e vërteta është se Serbia në mënyrën më të drejtpërdrejtë kushtëzohet që me territorin e vet të paguajë vazhdimin e integrimeve të paqarta europiane”, ka vlerësuar Koshtunica.

Ai ka thënë se mendimi i GJND-së është shfrytëzuar si shkas, në mënyrë që më shpejt të nisin presionet e hapura ndaj Serbisë. Sipas tij, përgjigjja e vetme e drejtë do të ishte që Serbia të kundërshtojë presionet dhe shantazhet dhe qartë të tregojë se rruga europiane nuk mund të ndërtohet me heqjen dorë nga Kosova dhe me shitjen e territoreve të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)