11 Gusht 2022

Daviddi: BE e shqetësuar për korrupsionin në Kosovë

Prishtinë, 21 prill - Shefi i zyrës ndërlidhëse të KE në Prishtinë, Renzo Daviddi tha se Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për përmasat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Në një intervistë për BBC-në, ai tha se qeveria kishte ndërmarrë disa hapa për luftimin e këtyre dukurive, por u kërkoi autoriteteve vendore që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Gjatë kësaj interviste Daviddi po ashtu ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe para se të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Ai ka shprehur besimin se mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete anëtare të BE-së nuk do ta rrezikojë perspektivën evropiane të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)