11 Gusht 2022

Danube University Krems edhe në Kosovë

Prishtinë, 16  prill - Për herë të parë në Kosovë e më gjerë, Danube University Krems ofron  programe për studime Master në fushën e Administrimit të  Biznesit fal nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkupunimit me Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) .

Me këtë rast, rektori i Universiteti për Biznes dhe Teknologji z. Edmond Hajrizi , së bashku me Udhëheqësin e Departamentit  Danube University Krems në Kosovë, z. Bouchaib Bali,   në lokalet Hotel Grandit në Prishtinë në një konferencë ftuan edhe zyrtarisht të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij programi.

“Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),  ka qenë gjithherë aktiv në ofrimin e mundësive dhe bartjeve të dijeve nga universitete e njohura botërore me anë të Marrëveshjeve dhe Bashkëpunimeve dhe një   marrëveshje të tillë e kemi filluar edhe me universitetin  Danube University Krems  për ofrimin e programit Master në fushën e  Administrim Biznesit, që ofrohet për herë të parë në Kosovë dhe në regjion dhe është një program shumë i suksesshëm në Evropë ”, theksoi rektori i UBT, E. Hajrizi.

Sipas tij  bashkëpunimi  rreth këtij projekti ka filluar në më shumë se dy vite në mes të dy Universiteteve.

Nga ana tjetër udhëheqësi i Departamentit të Danube University Krems Musha Bali, pohoi se  marrëveshja mes dy universiteteve është iniciuar nga rektori i UBT-së Edmond Hajrizi.

Ai i falënderoi të pranishmit e sidomos rininë të cilët ishin shumë kureshtarë të debatojnë rreth programit në fjalë. “Janë bërë shumë punë në këtë partnership që në fund rezultoi me marrëveshje në mës të  Danube University Krems dhe Universitetetit për Biznes dhe Teknologji (UBT). Më vjen mirë që po shoh këtu prezentë gjenerata të reja që janë të interesuar për edukim të mëtutjeshëm dhe ky fakt më gëzon”, tha Bouchaib Bali.

Bali ndër të tjera tha se në Danube University Krems ka pasur dhe ende ka studentë nga Kosova. “Ne veç i kemi 12 studentë që kanë diplomuar që janë nga Kosova , por ju gjeneratat e ardhshme nuk keni  nevojë të arsyetoheni se nuk jeni konkurrentë në treg”.

Ndërkohë Vigan Sadiku , Koordinator i programeve Master në UBT  dhe koordinator i programit në fjalë për Kosovë tha se ka të interesuar për ta ndjekur këtë program sepse po ofrohet për herë të parë në Kosovë dhe më një zbritje mbi 50%, po ende presim aplikant pasi që ligjërata pritet të fillojnë në muajin maj po të këtij viti.

Danube University Krems numëron më shumë se 600 profesor,   dhe prej vitit 1991 deri më sot kanë diplomuar mbi 2319 student dhe të gjithë sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani më profitabile në Evropë dhe Botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)