28 Tetor 2021

D+ publikon kontratat emergjente dhe ulja e konkurrencës në prokurim

Prishtinë, 10 qershor - Demokraci Plus të enjten ka publikuar raportin Kontratat emergjente dhe ulja e konkurrencës në prokurim publik përgjatë pandemisë, ku janë prezantuar të gjeturat nga analizimi i tenderëve që kanë të bëjnë me luftimin e pandemisë me theks të veçantë në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Raporti tregon që si rezultat i përdorimit të procedurës së negociuar (emergjente) ka pasur numër të vogël të ofertave, ndërsa çmimet më të larta krahasuar me çmimet e kontratave me procedurë të hapur.

Gjithashtu, të gjeturat tregojnë që pavarësisht që negocimi i kushteve të kontratës, kryesisht për ulje të çmimeve është në duar të autoriteteve kontraktuese, mungesa e tyre dëshmon për mosvullnetin e të njëjtave që ta ruajnë buxhetin e shtetit.

Të dhënat në raport tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në marsin e vitit 2021, janë nënshkruar 268 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë (apo kontrata emergjente) me një vlerë mbi 18 milion euro.

Në vetëm 28 prej tyre autoritetet kontraktuese i kanë ftuar kompanitë për të negociuar dhe si rezultat edhe janë ulur çmimet.

Shuma që është ruajtur përmes negocimit vetëm në këto 28 kontrata kap vlerën prej 168,387.38 euro, shumë e cila me siguri do të ishte më e lartë sikur autoritetet kontraktuese t’i ftonin operatorët ekonomikë për negociata.

Mesatarisht çmimi është ulur për rreth 4%, nga totali prej 4.17 milion euro në 4 milion euro. Po ashtu, D+ e vlerëson si shqetësuese, që nga 268 kontrata, të cilat janë lidhur me procedurë emergjente, 27 prej kompanive fituese nuk janë të specializuara në fushën për të cilën janë kontraktuar.

Përveç kësaj, 18 prej 27 kontratave është ftuar vetëm një kompani që të ofertojë. Një veprim i tillë është i ndaluar me Ligjin për Prokurimin Publik, pasi autoritetet kontraktuese obligohen t’i ftojnë kompanitë e përshtatshme për të ofertuar.
 
Pra, konkurrenca është zvogëluar ndjeshëm më përdorimin e kësaj procedure. Mesatarisht, në vitin 2019, për çdo tender janë pranuar nga pesë oferta. Ndërsa, për këto 268 kontrata janë pranuar mesatarisht nga 1.6 oferta. Për 167 kontrata ka pasur vetëm një ofertues, ndërsa asnjë tender nuk ka pasur më shumë se pesë oferta.

Për qëllim të krahasimit të çmimeve D+ ka analizuar tri produktet më të zakonshme në luftën kundër pandemisë, siç janë: maskat e thjeshta, maskat me filtër FFP2 dhe dezinfektuesit.

Në këtë drejtim, janë krahasuar çmimet e kontratave që janë lidhur me procedurë të hapur dhe të atyre me procedurë të negociuar.

Gjatë periudhës kohore korrik-dhjetor 2020, për një maskë të thjeshtë, çmimi mesatar që është paguar përmes kontratës së hapur është 0.14 euro, ndërsa me procedurë të negociuar 0.29 euro, dallim ky prej 207%.

Ndërkaq për një maskë pak më të avancuar, ajo me filtër FFP2, çmimi mesatar ka qenë 1.53 euro, ndërsa në procedurë të negociuar është blerë me 4.01 euro, ose 262% më shtrenjtë.

Përveç këtyre dy lloj maskash, për të njëjtën periudhë janë analizuar edhe çmimet për dezinfektues 1 litërsh dhe 500 ml.

Çmimi mesatar i kontratave tëa lidhur me procedurë të hapur për dezinfektuesin 1 litërsh ka qenë 2.94 euro, ndërsa në kontratën e negociuar 7.74 euro – dallimi prej 263 %.

Ndërkaq, për dezinfektuesin 500 ml, autoritetet kontraktuese që kanë përdorur procedura të hapura e kanë blerë për 2.22 euro, ndërsa me ato me procedurë të negociuar i kanë blerë me 3.72 euro, apo 168% më shtrenjtë.

Gjithashtu, në raport është cekur që lidhja e kontratave kornizë nga autoritetet kontraktuese ka qenë vendim i pamatur dhe humbje për buxhetin e shtetit, kjo për shkak të ndryshimit të çmimeve nga dita në ditë.

D+ thekson së një nga parimet bazë të prokurimit publik është konkurrenca. Mungesa e konkurrencës shkakton çmime më të larta e ku buxheti i institucioneve pëson humbje. D+ kërkon që Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik të vlerësojë për çdo tender se a mund të përdoret procedura emergjente apo jo. Autoritetet kontraktues, për produktet për mbrojtje ndaj pandemisë, nuk duhet të përdorin procedurën emergjente pasi pandemia më nuk mund të konsiderohet emergjencë ekstreme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)