19 Gusht 2022

Çohu!: Privatizimi i kompanive publike, fundi i ekonomisë kosovare

Prishtinë, 17 mars - Mënyra e menaxhimit të procesit të privatizimit dhe dhënjes me koncesion, asetet që po përgaditen për privatizim, strukturat që i prijnë këtij procesi, ligjet që (nuk) e rregullojnë këtë sektor, sipas Organizates për Demokraci, Kunderkorrupsion dhe Dinjitet - Çohu!, paraqesin një rrezik serioz për ekonominë e Kosovës dhe për vetë qëndrushmërinë e shtetit dhe pavarësinë e vendit.

Si i tillë ky privatizim sipas kësaj organizate duhet të ndalet urgjentisht, të reformohet tërë procesi, të vendoset një participim i shoqërisë kosovare në mënyrë që këto asete të shpëtohen nga shitja e tyre nga ana e njerëzve të korruptuar dhe të shitur tek kompanitë e huaja. "Politika kosovare dhe ajo ndërkombëtare e pranishme në Kosovë duhet të alarmohen për potencialin destabilizues që ka për të pasur procesi i privatizimit."
 

Avni Zogiani udhëheqes i Çohu! ka thënë së duke dashurë të krijohet alibi për privatizimin është toleruar korrupsioni dhe keqmenaxhimi i skajshëm i kompanive publike, por, edhe në këto rrethana ato vazhdojnë të jenë fitimprurëse përkundër faktit se janë të ballafaquara me pengesa tepër të mëdha. Bordet e kompanive publike të vendosura nën urdhërat e politikës sipas Zogianit janë shndërruar në penguesit më të mëdhenj të zhvillimit të kompanive.

"Duke imponuar kontrata të dëmshme, zgjidhje legjislative të disfavorshme dhe duke i penguar kompanitë publike në seksionin e prokurimit, Bordet dhe Qeveria, të blera nga sektori privat, janë shëndërruar në armikun numër një të zhvillimit të kompanive publike. Këtë e pohojnë edhe vetë udhëheqësit e kompanive publike në kushte anonimiteti. Ata iu nënshtrohen presioneve të jashtëzakonshme nga ana e politikës për nënshkrimin e kontratave, vendimeve, e pranimin e politikave që nxirren nga Bordet në interes të kompanive private që thjesht finansojnë politikën për këtë qëllim", ka deklaruar Zogiani.
 
Kuvendi i Kosovës dhe politikanët që tashmë sipas tij nuk janë të përfshier nga interesa të kompanive të huaja duhet të alarmohen dhe të veprojnë sa s’është bërë vonë. "Privatizimi i aseteve të fundit që kanë ngelur në dorën e shoqërisë kosovare po bëhet nga njerëzit që deri sot e kanë keqmenaxhuar këtë proces dhe të gjithë indikatorët janë se ata po veprojnë me të njëjten qasje që kanë vepruar në sektorin e kompanive në pronësi shoqërore".
 

Në vazhdim po japim analizen e Organizatës Çohu!

Argumentet mbështetëse të analizës

Privatizimi dhe dhënja me koncesion e kompanive më të mëdha publike mund të ndodhë gjatë këtij viti. Tri ndërmarrjet kryesore publike, ose pjesë të tyre, PTK, KEK-u dhe Aeroporti, në bazë të deklarimeve dhe masave të deritashme të Qeverisë mund të ndërrojnë pronësinë gjer nga fundi i vitit1. Tashmë janë krijuar komisionet për përgaditjen e këtyre kompanive për privatizim dhe procesi po vazhdon edhe pse tërësisht i mbyllur për publikun dhe pa ndonjë rol të organit më të lartë të vendit, Parlamentit, edhe pse Ligji për Kompanitë Publike2 konsideron Kuvendin si institucionin nëpër të cilin duhet të kalojë edhe përgaditja për privatizim edhe privatizimi i kompanive publike. Kjo analizë jep argumentet kryesore pse ky proces duhet të ndalet urgjentisht dhe të vendoset në binar të participimit të shoqërisë kosovare dhe të jetë transparent.

Ndërmarrjet shiten edhe pse janë fitimprurëse

Në asnjë  skenar shitja e ndërmarrjeve dhe aseteve stratgegjike publike (sidomos minjerave) nuk mund të arkëtojë më shumë të ardhura për Buxhetin e Kosovës dhe nuk mund të punësojë më shumë sesa ato tashmë e bëjnë këtë. Duke pasur parasysh shumë faktor, ndër të cilët kryesorët janë korrupsioni dhe konflikti i interesit në privatizim, si dhe kriza finansiare, ndërmarrjet publike mund të shiten për një vlerë më pak sesa vlera që tashmë ofrojnë ato për ekonominë e Kosovës qoftë nëpërmjet bilancit pozitiv të tyre3,  taksave, apo nëpërmjet punësimit4.

Ndërmarrjet shiten- paratë bllokohen në fondin e privatizimit

Kosova është  pothuajse në përmbyllje të privatizimit të të  ashtuquajturave “ndërmarrje me pronësi shoqërore”, prej nga ka mbledhur prej afro gjysëm miliardë eurosh. Ky fond ka ngelur i bllokuar për arsye të paqartësive pronësore dhe për shkak të mungesës së legjislacionit që rregullon shfrytëzimin e tij. Të pashfrytëzuara për ekonominë kosovare kanë ngelur edhe afro një miliardë euro nga Fondi i Kursimeve Pensionale, fitimet kompanive publike, si dhe paratë nga Thesari.
 
Pa marrë  parasysh se fondet e privatizimit nuk mund të përdoren për ekonominë  kosovare, Qeveria e Kosovës po përgaditet të shesë edhe Ndërmarrjet Publike, pa asnjë siguri se fondet e marra nga kjo shitje mund të përdoren në tërësi për ngritjen ekonomike të vendit.

Qeveria fut vendin në borgje, kurse  paratë e veta i nxjerr në banka të huaja

Qindra miliona euro të Thesarit kanë dalur jashtё tregut kosovar të financave pa ndonjë bazë të qartë ligjore, në ndërkohë që qeveria e shet si sukses marrjen e rreth 200 milionë euro borxh tek Banka Botërore me objektivin krejtësisht të paqartë të “përmirësimit të sektorit publik”. Prandaj, nuk mund të mos konstatojmë se nën ndikimin e Bankës Botërore dhe të akterëve të tjerë ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës është duke ndjekur politika të dëmshme për ekonominë e Kosovës që kanë për qellim që vendi të privohet nga kapacitetet e veta ekonomike në mënyrë që të futet borxh tek institucionet finansiare ndërkombëtare.

Privatizimi vazhdon edhe pse pas dhjetë vjetësh nuk e ka ndihmuar ekonominë

Asnjë  raport i deritashëm nuk tregon se privatizimi ka dhënë ndonjë  efekt potiziv për ekonominë kosovare. Papunësia dhe varfëria në Kosovë është shtuar në dhjetë vjetët e kaluara, kurse deficiti tregtar po rritet nga viti në vit. Dhjetë vjet janë të mjaftueshme për të vlerësuar nëse privatizimi në formën si është bërë në Kosovë është duke dhënë rezultat apo po e bën të kundërtën. Parametrat makroekonomik kanë ngelur të njejt ose janë përkeqësuar për dhjet vitet e fundit dhe ky është argumenti më i fortë pa marrë para sysh shifrat kontraverze që jep Qeveria e Kosovës për gjoja rritje ekonomike.

Shitja e ndërmarrjeve dhe aseteve publike pa strtategji apo plan zhvillimor

Normalisht privatizimi bëhet me qëllim të plotësimit të deficiteve financiare ose të mbulimit të ndonjë investimi publik apo thjesht të përkrahjes së një plani për zhvillim. Kosova nuk ka deficit ndërmjet parasë publike të mbledhur në fonde të ndryshme dhe shpenzimeve qoftë për funksionim të sektorit publik qoftë për disa projekte kapitale. Kosova nuk ka as ndonjë projekt të rëndësishëm kapital që kërkon mbushjen urgjente të buxhetit nëpërmjet shitjes së aseteve publike. Poashtu, Kosova nuk ka as Strategji zhvillimore.  Prandaj shitja apo dhënja me koncesion e ndërmarrjeve apo aseteve publike është thjesht një proces i ngutshëm dhe pa ndonjë arsyeje racionale socio-ekonomike. Është një likuidim i thjesht i sektorit publik të ekonomisë në favor të sektorit privat që në të shumtën e rasteve do të thotë në favor të kompanive të huaja dhe në dëm të ekonomisë së vendit.

Shitja e kompanive pulbike – dorëzim i shtetit dhe cënim i demokraicisë

Duke pasur parasysh se ekonomia kosovare ka ngelur në një pikë  startuese shumë larg nga cilado ekonomi e rajonit, përmirësimi i menaxhimit të kompanive publike dhe të aseteve strategjike publike është i vetmi shansë që shteti i Kosovës të funksionojë dhe një ekonomi e qëndrueshme të zhvillohet. Në kohën kur qindra miliona nga paraja publike ngelin të pashfrytëzueshme dhe kur Qeveria e Kosovës futet në borxhe tek Banka Botërore dhe të Fondi Monetar Ndërkombëtar, shitja e kompanive publike fitimprurëse dhe dhënja me koncesion e qymyrit, do të kenë një pasojë fatale për realizimin e shtetësisë së Kosovës. Me këta hapa të gabuar të politikës ekonomike të Qeverisë, shteti i Kosovës do të ngelet në një varësi të pa-tejkalueshme ekonomike dhe marrë para sysh rrethanat politike dhe të sigurisë në raport me vendet e rajonit kjo mund të jetë pengesë kryesore në realizimin e një shteti sovran dhe me integritet të Republikës së Kosovës. Kjo politikë ekonomike mund ta shndërrojë Kosovën në një vend me një varësi të konsiderueshme ekonomike nga shteti që lufton pavarësinë e Kosovës, Serbisë, gjë që nënkupton edhe varësi politike nga ky shtet. Në anën tjetër, asetet substanciale do të ikin nga pronësia publike duke kaluar në pronësi të kompanive të huaja dhe kur e përballim këtë me potencialin tepër të ulët vendor në sektorin privat shitja e kompanive dhe aseteve strategjike mund ta shndërrojë Kosovën në një vend me deficit të pa-tejkalueshëm ekonomik dhe demokratik.

Proces jo transparent dhe përjashtues

Kompanitë  publike të Kosovës, PTK, KEK dhe Aeroporti përbëjnë pjesën dërmuese të ekonomisë së Kosovës. Ato pothuaj se janë të vetmet kompani fitimprurëse në sektorin publik dhe tё vetmet qё garantojnё njё zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik tё vendit. Përkundër problemeve nё menaxhim, potenciali zhvillimor në këtë sektor është tepër i madh për të qenë një proces që mund të kalojë në një heshtje të këtillë. Shumica e veprimeve të bordeve të kompanive publike, vendimet e marra në këtë fushë, si dhe politikat e nxjerra mbi këto kompani, deri më sot janë bërë larg nga syri i publikut dhe pa involvimin as edhe të institucioneve të rëndësishme siç është Parlamenti i Kosovës.

Ligje të disfavorshme dhe/ose mungesë e kornizes ligjore për privatizim

Procesi i privatizimit si dhe i dhёnies me koncension tё Kompanive Publike, i disa pjesёve tё tyre apo aseteve publike nё pёrgjithёsi po bёhet pa plotёsuar kornizёn e  domosdoshme ligjore. Qeveria e Kosovёs tёrё vendimet e saja i ka bazuar kryesisht nё një paketë ligjore5 mbi kёtё fushё e cila faktikisht nuk ofron platformë të plotë ligjore rreth privatizimit të aseteve publike. Kёto ligje thelbёsisht janё tё mangta dhe nuk krijonё bazё tё mirёfilltё pёr privatizimin apo dhёnien me koncension tё Ndёrmarrjeve Publike dhe aseteve publike. Pёr mё shumё, kёto ligje janё jashtzakonisht tё disfavorshme pёr sa i pёrket kushteve qё i pёrcaktojnё pёr ndёrrmarrjen e kёtyre proceseve.

Qeveria dhe Parlamenti ende nuk kanё proceduar dhe aprovuar ndonjë ligj mbi procesin e privatizimit tё Ndёrrmarrjeve dhe aseteve publike, kurse është bërë një infrastrukturë e pjesshme për dhënjen me koncesion. Një ligj për privatizimin ёshtё thelbёsor sepse do tё pёrcaktonte kushtet si dhe proceduart e qarta pёr privatizimin apo dhёnien me koncension tё aseteve publike nё  pёrgjithёsi.

Pёr mё  shumё, edhe korniza ligjore kundёr korrupsionit si dhe krimit tё  organizuar ekonomik nuk ofron bazё  adekuate pёr parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar ekonomik6. Kjo e bën procesin e privatizimit vulnerabël ndaj manipulimeve të zyrtarëve publik të korruptuar sikundër ndodhi me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Faktikisht, kjo kornizë ligjore  nuk ofron sanksione të tilla ndëshkuese të cilat do të parandalonin dëmtimin e interesit ekonomik kosovar për shkak të moskompetencës, ndikimeve të sektorit privat dhe të konfliktit të interesit.

Konflikte të interesit mbizotërojnë privatizimin

Procesi i privatizimit në Kosovë që nga fillimi i tij nga AKM-ja ka qenë  i përcjellur me dështime dhe korrupsion. Ky proces nuk e ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por në disa raste madje ka pasur edhe efekte negative në ekonomi dhe punësim. Ndërmarrjet më të rëndësishme të privatizuara ose kanë dështuar për shkak të mosrealizimit të investimeve (Llamkos e Grand) ose thjesht janë paraqitur si ngarkesa për ekonominë e Kosovës për shkak të kushteve e normave të disfavorshme të përfshiera në kontratat e shitjes si rezultat i korrupsionit.

Procesi i privatizimit në Kosovë ka qenë i mbyllur, pa mbështetje të mjaftueshme ligjore dhe me potencial të madh të përfshierjes së konfliktit të interesit. Në disa raste, zyrtarë të AKM-së që kanë pasur rol në privatizimin e ndërmarrjeve me pronësi shoqërore, kanë përfunduar si menaxherë në kompanitë e privatizuara gjë që paraqet konflikt të hapur interesi. Privatizimi ka qenë i përcjellur me akuza të rënda të kurdisjes së çmimeve dhe me draftimin e marrëveshjeve që kanë mbrojtur gati ekskluzivisht  interesin e kompanive që kanë privatizuar e rrallëherë interesin e qytetarit. Kryeministri aktual Hashim Thaçi ka deklaruar më 12 prill të vitit 2006 se “procesi i  privatizimit është i korruptuar”, por atëher sikur edhe tashti ky proces është prir nga ministri aktual i tij për ekonomi e finansa, zoti Ahmet Shala.

Duke qenë  një proces i mbyllur, privatizimi ka qenë subjet i vendimeve të qarqeve të ngushta politike, të cilat jo rrallë  kanë treguar se janë ndikuar direkt nga sektori privat. Minimizimi i rolit të Parlamentit të Kosovës dhe të  forumeve tjera të pavarura në këtë proces ka krijuar një ambient të përshtatshëm që privatizimi t’u shërbejë interesave tjera nga atij të përgjithshëm. Duke e bërë privatizimin si një destinacion të domosdoshëm të pronës publike, shpesh ky proces ka terminuar asetet publike më shumë sesa që ka shërbyer për ekonominë kosovare.

Privatizimi nuk është zgjidhje e domosdoshme kundër korrupsionit

Vendet me një  politikë pë të përgjegjshme dhe me një integritet më të madh publik (Sllovenia, Kroacia) nuk kanë nxituar në këtë proces dhe sot e kësaj dite mbajnë në pronësi publike sektorë me rëndësi strategjike për ekononomitë e tyre. Madje edhe vende që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e bllokut socialist kanë mbajtur ose rikthyer rolin e pronës publike në sektor të rëndësishëm për shtetin (Anglia transportin hekurudhor, Franca Postë-telekomunikacionin). Shtetet që kanë nxituar në privatizim të shfrenuar zakonisht iu është kthyer ky proces në një stagnim ekonomik.

Është e qartë se privatizimi i pronës publike në disa raste është i domosdoshëm. Ai shpesh është përgjigjja e vetme ndaj keqmenaxhimit dhe ndikimeve që vijnë nga sektori privat. Mirëpo, privatizimi nuk është shpëtim definitiv i një kompanie që është i rrezikuar nga korrupsioni, ndikimi i sektorit privat, ose keqmenaxhimi, por ai në këto raste thjesht shërben për të mbushur arkën e shtetit, e cila pastaj zbrazet sërish nëpërmjet politikave të krijuara nga po ata akterë që kanë sjellur në këtë situatë kompanitë publike. Në këtë mënyrë edhe kur privatizimi i ndërmarrjeve publike është i domosdoshëm për shkak të degraditim të vlerës së këtyre kompanive e korporatave, efekti final i shitjes së tyre asnjëherë nuk është ai që dëshirohet.

Politika nëpërmjet veprimeve të papërgjegjeshme i sjell në kolaps kompanitë  publike duke e bërë shitjen e tyre të duket e domosdoshme. Mirëpo, paratë e mbledhura nga ky proces përfundojnë pothuajse si edhe vetë kompanitë që janë sjellur në buzë kolapsi nga e njejta politikë: të keqmenaxhuara, të keqpërdorura apo thjesht të pashfrytëzuara. Në Kosovë madje paratë e privatizimit thjesht nuk mund të shfrytëzohen për shkak të bllokadës që i ka venë këtij fondi faktori ndërkombëtar. Qëllimi i përgjithshëm i shitjes së pronës publike është që paratë e marra të investohen ose në shërbime tjera më urgjente publike, ose në nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet përdorimit të këtyre parave si kredi me kritere të favorshme. Nëse paratë e privatizimit nuk mund të përdoren për këtë qëllim (Kosova nuk ka strategji zhvillimi) dhe nëse privatizimi thjesht transferon në tërësi një pronësi të një aseti në duart e kapitalit privat, atëhërë ku qëndron interesi dhe qëllimi i privatizimit në Kosovë?

Qeverisja e pa-parashikuar, mënyrë për ta manipuluar pronën publike

Mënyra si është qeverisur privatizimi deri sot në Kosovë rrezikon që të rrëzojë përtoke kështjellat e fundit që qëndrojnë në ekonominë kosovare. Të tri kompanitë kryesore publike praktikisht përbëjnë pjesën më të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës. Privatizimi i tyre po shkon në një formë tepër të mbyllur dhe pa qartësuar paraprakisht opcionet, procedurat dhe modalitetet që do të ndjeken. Kjo pa-parashikushmëri e këtij procesi duket të jetë një rrugë e ndjekur qëllimisht nga kjo qeveri si edhe nga qeveritë tjera. Mbajtja e procesit në një pa-parashikushmëri të plotë pamundëson aktorët e ndryshëm qoftë institucional qoftë të pavarur që të bëjnë një monitorim të vazhdueshëm dhe me parametra të matshëm të këtij procesi.
 
Duke filluar nga angazhimi i kompanive për vlerësimin e kompanive publike, mospërcaktimin e kushteve dhe kritereve për procesin e vlerësimit dhe të përgaditjes së këtyre kompanive për privatizim, duke kaluar tek themelimi vetëm formal i komisioneve e agjensioneve për privatizim pa ndonjë mandat të qartë, e gjer tek injorimi i tërësishëm i Parlamentit si institucioni më i lartë si dhe me një kornizë ligjore të mangët , të gjitha këto janë indikatorë që procesin e privatizimit të kompanive publike e bëjnë jo vetëm të paparashikueshëm, por edhe leht të manipulueshëm nga interesa e grupe parciale.

Privatizimi i politikave si fazë paraprake e privatizimit të komapnive

Privatizimi në Kosovë nuk ka një kornizë të plotësuar ligjore. Si proces ai është i definuar vetëm në rregulloret e UNMIK-ut, kurse nuk ka ligj që në mënyrë gjithpërfshirëse rregullon këtë fushë. Mangësia në aspektin legjislativ në lidhje me procesin e privatizimit ka krijuar një ambient për t’i manipuluar politikat nga interesa parciale. Përgjithësisht ligjet dhe dokumentat që ndërlidhen me privatizimin i përgadisin kompani ndërkombëtare ligjore, të cilat madje edhe zgjedhen nga konsulantë ndërkombëtarë të Qeverisë së Kosovës qoftë nëpërmjet “asistencës teknike” të Bankës Botërore, qoftë nëpërmjet grupeve tjera konsulente të krijuara nga agjensionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
 
Zakonisht këto grupe kanë vendim më determinues ndaj Qeverisë së Kosovës sesa vetë Parlamenti i Kosovës. Për shembull, Kompani ndërkombëtare konsulente për projektin Kosova e Re kanë përgaditur jo vetëm procedurat ligjore por edhe politikat e dokumentat e rëndësishme madje edhe projekt-strategjinë për energjetikë; Legjislacioni që rregullon partneritetin publiko-privat dhe koncesionin praktikisht është shkruajtur nga konsulentë ndërkombëtarë dhe nuk është e rastësishme për shembull që me këtë kornizë është përcaktuar që minierat mund të jepen me koncesion për një afat 40 + 15 vjet (shumë inisiativa vendore për zvogëlimin e këtij afati në 15 vjet janë injoruar); Legjislacioni që rregullon partneritetin publiko-privat dhe koncesionin praktikisht është shkruajtur nga konsulentë ndërkombëtarë dhe nuk është e rastësishme për shembull që me këtë kornizë është dhënë mundësi që edhe mbi kohëzgjatjen e përcaktuar me ligjet përkatëse për koncesionin të lihet mundësia e zgjatjes së afatit për dhjet vjet tjera; Kompania që vlerëson PTK-në dhe e përgadit atë për privatizim është e huaj dhe e zgjedhur në mënyrë jotransparente nga Qeveria; etj.
 
Duke pasur para sysh këto dhe faktin se institucionet e Kosovës nuk kanë  shumë kapacitete për të ta studiuar e sfiduar legjislacionin e përgaditur nga kompanitë ndërkombëtare në fushën e privatizimit dhe koncesioneve, i bie praktikisht që, me angazhimin e një komanie ndërkombëtare për të përgaditur procedurat dhe politikat për privatizim dhe koncesion, së pari është duke ndodhur privatizimi i procesit legjislativ dhe i nxjerrjes së politikave në këtë fushë, i cili pastaj ka si rezultat favorizoimin e interesit të sektorit privat, kryesisht të huaj. Një lexim i vëmendshëm i cilitdo ligj e dokument të lartpërmendur krijon bazë të mjaftueshme për këtë konkludim. Pra politikat për privatizimin e sektorit publik jo vetëm që nxirren nga sektori privat pothuaj se pa kurrfar kujdestari që ruan interesin publik, por madje nxirren nga kompani të huaja kryesisht për kompani të huaja.

Një  skenar i zi i procesit të privatizimit të kompanive publike

Privatizimi si proces në ish-bllokun socialist e ka zanafillen në fillimin e viteve të nëntëdhjeta. Si një epidemi nga shumë  vende në përpjekje për të kapërcyer drejt e në  rendin kapitalist qeveritë e vendeve që dilnin të lodhura nga komunizmi adaptonin pa ndonjë pikëpyetje këtë proces që ishte në njëfarë mënyre edhe porta e futjes së kapitalit të huaj në këto ekonomi nën retoriken e tregut të hapur. Ky proces diku ka sjellur zhvillim e diku thjesht ka qenë një mënyrë për t’i eksploatuar resurset natyrore të këtyre vendeve. Mirëpo, nga kjo kohë ka kaluar rreth dy dekada. Ky proces tashmë është testuar dhe vendet që vendosin të hedhin një aset në privatizim kryesisht nxjerrin mësime nga eksperiencat e mëhershme. Kosova jo vetëm që nuk është duke nxjerrë mësime nga eksperiencat e mëhershme të procesit të privatizimit, por është duke u hedhur në këtë proces me maninë dhe pamaturinë e njejt të vendeve që kishin dalur nga regjimi komunist në fund të tetëdhjetave apo në fillim të nëntëdhjetave . Privatizimi PER SE nuk garanton sukses në zhvillim ekonomik. Në përgjithësi është konfirmuar se një privatizim i studiuar mirë nxjerr biznesin në pronësi publike nga qorrsokaku i keqmenaxhimit dhe përzierjes së ndikimit të sektorit privat, por kjo para së gjithash duhet të vijë pas marrjes së masave për ruajtjen e vlerës së këtyre bizneseve. Në Kosovë siç është parë nuk ka pasur asnjë garanci në privatizim do të ruhet interesi i përgjithshëm. Përkundrazi, privatizimi i sektorit publik është shndërruar në qëllim final për këtë sektor dhe ai ka qenë fati i bizneseve publike pa marrë para sysh rentabilitetin e tyre dhe arsyeshmërinë e futjes së tyre në privatizim. Sot të tri kompanitë publike, ose tregojnë bilancë shumë pozitiv (PTK e Aeroport) ose fillim të përmirësimit të bilancit (KEK). Pavarësisht prej kësaj qeveria është zotuar se brenda këtij viti do të heq qafesh këtë sektor duke e dorëzuar atë në duart e sektorit privat, që kryesisht nënkupton kompani të huaja. Në këtë formë publiku kosovar thjesht do të shpronësohet nga ky sektor dy herë duke qenë se së pari i merret atij prona publike mbi këto kompani dhe së dyti prona i dorëzohet një kompanije të huaj. Në anën tjetër përfitimet tepër të ulëta që eventualisht mund të vijnë nga shitja nuk është e sigur. Fitimet qe do mund ti nxjerr Kosova nga taxat dhe tatimet e ndryshme kursesi nuk mund t’i kalojnë fitimet neto momentale të këtyre komapnive. Në anën tjetër, Kosova nuk ka nevojë për para kesh sepse suficitet vjetore janë shume të medha për me shumë, Kosova ka të bllokuara paratë nga privatizimi si dhe parat nga kursimnet pensionale.
 
Korrupsioni si alibi për shitje

Në shumicën e rasteve zgjidhja që tregon rezulate nuk është as mbajtja e ndërmarrjeve në pronësi publike, as shitja e tyre, por një rrugë e ndërmjeme. Përfshierja e kapitalit dhe strukturave private brenda kompanive publike në një masë të konsiderueshme zvogëlon korrupsionin dhe keqmenaxhimin dhe rrit vlerën e korporatave e kompanive publike, por transferimi i thjesht i tyre në duart e kompanive private të huaja, ashtu siç po ndodhë në Kosovë, është thjesht një heqje dorë nga ekonomia vendore. Shpesh privatizimin e kompanive publike Qeveria e Kosovës e areyston me tërheqjen e investimeve të huaja direkte (FDI). Mirëpo, as ky argument nuk qëndron sepse FDI është e preferueshme në ata sektorë që nuk kanë funksionuar mirë ose në të cilët janë dashur investime të mëdha për t’i revitalizuar. Sektori i kompanive të mëdha publike në Kosovë është funksional, fitimprurës dhe nëse ka vullnet leht i menaxhueshëm.
 
Keqmenaxhimi dhe korrupsioni në sektorin e kompanive publike është leht i identifikueshëm dhe shumë leht i luftueshëm, por nuk ka vullnet për ta bërë këtë meqë duhet krijuar alibi për shitjen e tyre.
 
Korporata Eenergjetike e Kosoves

Ndërmarrja më e madhe e vendit vazhdon të jetë Korporata Energjetike e Kosovës – KEK. Që nga themelimi i saj KEK-u është përballuar me menaxhmente jo vetëm skajshmërisht të politizuara, por edhe me konflikte të ashpra interesi. Për një kohë të gjatë Bordi i kësaj kompanie është udhëhequr nga kryetari i Komitetit drejtues për Kosova C/e Re, që nënkupton praktikisht një projekt konkurrent për KEK-un. Nga këta përfaqësues që mbajnë pozita të konfliktit të interesit janë nënshkruajtur kontrata që kanë dëmtuar KEK-un vit pas viti. Jo vetëm kaq, me vite të tëra është investuar pa ndonjë verifikim të kthimit të këtyre investimeve në KEK dhe ka pasur raste kur milionat e futura në transformatorë apo turbina janë djegur për punë ditësh. Në vitin 2007 mediat kanë raportuar se investimi prej rreth 10 milionë eurosh në një turbinë të Kosovës A është djegur vetëm tre ditë pas promovimit nga qeveria, kurse në vitin 2009 është raportuar se miliona euro investime në teknologji thjesht qëndrojnë në pronat e KEK-ut pa u futur në funksion fare. Në anën tjetër importimi i rrymës nga kompani të huaja me çmim shumë më të shtrenjt sesa rajoni, por edhe dhënja e tenderëve të rëndësishëm kompanive të huaja derisa KEK-u ka kapacitete që të njejtat punë t’i kryej vetë, tregojnë se kjo kompani nuk është duke u keqmenaxhuar. Ky keqmenaxhim është përsëritur vit pas viti dhe prandaj lë të kuptohet se po bëhet qëllimisht. Kontratat e ripërtriera me kompani të huaja përkundër performansës së dobët (shih historinë e ESBI Consultants LTD në KEK) dhe shërbimeve të shtrejnta kanë dëmtuar këtë kompani në vazhdimësi. Kjo qasje nuk ka ndyrshuar me ndryshimin e qeverive në Kosovë dhe sikur është bërë e vetmja qasje tashmë. Edhe aktualisht dalin informacione nga KEK se të njejtat teknologji blihen me çmim gjer në dhjet fish më shtrenjt nëpërmjet prokurimeve direkte ose madje edhe nëpërmjet prokurimeve të rregullta. Dukuri të njejta ndodhin në të gjita njësitë e kësaj korporate, në KOSST, Distribucion, Mihje e Gjenerim. Duket se tërë kjo thjesht është duke ndodhur vetëm për ta çuar këtë korporatë pashmangshëm drejt copëzimit, zhvlerësimit e më vonë privatizimit me një çmim tepër të ulët. Vetëm disa vite më parë KEK-u është vlerësuar nga një kompani ndërkombëtare me mbi gjashtë miliardë euro. Kjo qeveri, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë dhe Finansave vitin që shkoi fliste për një vlerë krejtësisht banale prej 500 milionë eurosh.

Posta e Telekomi i Kosovës

Kompania më  fitimprurëse në pronësi publike është PTK. Vetëm dy vite më herët kjo kompani është vlerësuar mbi një miliarde euro. Që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie kjo kompani është përballuar me probleme të jashtzakonshme të politizimit dhe konfliktit të interesit. Rreth gjysëm viti kjo kompani qëndroi pa drejtor duke qenë se Bordi tërësisht i politikzuar kishte kushtëzuar nënshkrimin e kontrates me Dradafon (më vonë Dardafon.net) për këdo që donte të bëhej drejtor. Kjo kontratë qe vlerësuar si vdekjeprurëse për PTK-në nga një grup i ekspertëve të kësaj kompanie që përbënin Bordin e Drejtorëve në tetor të vitit 2008. Në mesin e këtij grupi që e pa kontraten me Dardafon me potencial shkatërrues për Valën 900, ka qenë edhe vetë drejtori aktual i kësaj kompanije, Driton Latifi. Përkundër kësaj kontrata me Dardafon është pëkrahur nga Bordi i PTK-së dhe nga Qeveria Thaçi.
 

Në anën tjetër që prej fillimit të vitit 2008, kjo kompani thuhet të ketë punësuar rreth 800 veta, gjë që ka ngarkuar së tepërmi këtë kompani në përballimin e konkurrencës. Transferimi i menaxherëve të PTK-së në  kompani konkurrente sidomos të Valës 900 poashtu ka filluar me ardhjen e kësaj qeverie në fuqi. Këto dhe veprime tjera të nivelit qeveritar dhe menaxherial potencialisht kanë reduktuar efektshmërinë e biznesit të kësaj kompanije dhe në fund të vitit 2008 është raportuar për një rënje prej 30% e të ardhurave, tendencë që është përcjellur edhe në vitin 2009. Kështu nga një kompani që dy vite më parë kishte një vlerë mbi një miliardë euro, sot vlerësohet që kjo kompani të mos kalojë 300 milionë euro vlerë. Në anën tjetër përgjigjja e vetme e Qeverisë për këtë ka qenë privatizimi dhe përkrahja e kontratave e politikave që thjesht kanë reduktuar vlerën e kësaj kompanije. Është krijuar Komisioni për privatizimin e PTK-së i udhëhequr nga Ministri aktual i ekonomisë dhe finansave, por kjo asnjëherë nuk ka kaluar nëpër kuvend. Ky komision është thënë se do të dalë me modalitetet që do të ndiqen për privatizimin e PTK-së, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndërkohë që flitet se privatizimi do të ndodhë brenda këtij viti. Në anën tjetër, PTK tashmë ka angazhuar një kompani për ta caktuar vlerën e saj dhe për ta përgaditur atë për privatizim. As sot e kësaj dite nuk dihet emri i kompanisë që është përcaktuar për ta bërë përgaditjen e PTK-së për privatizim sikundër që publiku kosovar nuk e ka parë asnjëherë kontraten të vlerësuar si shumë të dëmshme mes PTK-së dhe Dardafon.net.

Aeropoerti Ndërkombëtar i Prishtines

Një proces zëvendësimi i stafit menaxhues në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – ANP ka ndodhur që nga emrimi i menaxhmentit aktual. Zyrtarët sindikal të kësaj kompanie kanë ngritur zërin për shkelje dhe diskriminime në punësim si dhe kontrata jotransparente dhe potencialisht të dëmshme.

ANP akoma nuk e ka një drejtor menaxhues të zgjedhur sipas kërkesave ligjore për konkurrencen e lirë dhe sipask kërkesave të OECD-së. Politika e mbipunësimit dhe e injorimit të kompetencës në punësim po e ngulfatë kompaninë. Kompanitë që pretendojnë koncesionimin e ANP-së tashmë kanë vënë kontaktet me autoritetet e Kosovës, gjë që tregon se këtu është duke u lëvizur pa asnjë plan por me qëndrimin e paracaktuar se ANP duhet të jepet me koncesion.
 

Përkundër të gjitha këtyre ANP ka një trend të rritjes së  të hyrave dhe ka shënuar madje të ardhura rekord, gjë  që para së gjithash vie si rezultat i monopolit në këtë treg. Mirëpo, është paradoksale që menaxhmenti aktual dhe Qeveria e Kosovës vazhdimisht raporton për të ardhura rekord dhe në anën tjetër angazhohet për dhënjen me koncesion të kësaj kompanie duke mos e vënë këtë në dyshim për asnjë moment. Një zgjidhje më e mirë sesa koncesioni do të ishte investimi i fitimeve në modernizim dhe rritje të ANP-së, por kjo as që merret në konsiderum nga qeveritarët kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)