25 Prill 2024

ÇOHU: Konferenca e investitorëve në PTK me konflikte interesi

Prishtinë, 23 mars - Të mërkurën është caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Finansave të organizohet një konferencë me investitorët në lidhje me participimin e kapitalit privat në PTK. Në një njoftim të bërë nga MEF, nënshkruhet një përfaqësuese e kompanisë austriake Telco AG, e zgjedhur nga MEF pa ndonjë transparencë për publikun kosovar.  
Organizata ÇOHU! konstaton se në përgaditjen e PTK-së për privatizim ekziston një konflikt i qartë i interesit në këtë proces. Angazhimi i Telco AG në përgaditjen e konferencave me donatorë shkon në ndesh me rolin e kësaj kompanie si konsulent i transaksionit duke qenë se ajo në kuadër të përgaditjes së PTK-së për privatizim bën evaluimin e kësaj korporate, rol ky që duhet të jetë tërësisht i ndar nga aranzhimi i investuesve potencial në këtë sektor.
 
Duke qenë se që nga fillimi nuk ka pasur një transparencë për zgjedhjen e kësaj kompanije si kompani që do bëjë përgaditjen e PTK-së për privatizim, duke qenë se nuk ka fare transparencë rreth vlerësimit të PTK-së, involvimi i Telco AG edhe në marrëdhënje me investitorë ka një konflikt interesi që mund të jetë me pasoja.
 
Kjo është edhe një dëshmi që procesi i privatizimit të kompanive publike, i lënë gati tërësisht në duart e MEF, është një proces i përshkuar me konflikte të interesit, ndikime të sektorit privat, dhe korrupsionit, të cilat mund të dëmtojnë interesin publik në këtë proces.
 
Ky është edhe një argument se në këtë proces duhet të ndërhyhet në mënyrë që të nxirret nga procedimi i fsheht i MEF-it dhe Qeverisë së Kosovës. Praktika e korrupsionit në privatizimin e kompanive me pronësi shoqërore rrezikon të përsëritet edhe në rastin e kompanive publike nëse në këtë proces nuk imponohet një transparencë dhe kjo rrezikon që të dëmtohet rënd interesi i publikut kosovar.
 
Organizata ÇOHU! në një analizë që ka botuar javën që kaloi ka argumentuar në detaje pse privatizimi në sektorin e kompanive publike si i tillë duhet të ndalet për të vendosur një transparencë dhe llogaridhënje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)