29 Mars 2024

CEO-t kosovarë konsiderojnë Gjermaninë më të rëndësishmen për bashkëpunim

Prishtinë, 30 maj - Në mbarë botën, drejtuesit ekzekutivë vazhdojnë të përballen me presionin e krijuar nga pandemia COVID-19, kushtet e tregut si rritja e inflacionit, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe 'Dorëheqja e Madhe'.

Pavarësisht kësaj, CEO-të që ne anketuam në Kosovë janë optimistë për perspektivat e një ekonomie më të fortë në 2022. Më shumë se gjysma e CEO-ve në Kosovë - 73% parashikojnë se ekonomia globale do të përmirësohet, ndërsa vetëm 13% presin një përkeqësim të kushteve ekonomike.

Optimizmi i CEO-ve kosovarë është më i lartë se optimizmi i CEO-ve në nivel rajonal dhe i përafërt me optimizmin e CEO-ve globalë për 12 muajt e ardhshëm.

Në nivel lokal, më shumë se gjysma e CEO-ve kosovarë (83%) shprehin nivel të lartë besimi për zhvillim ekonomik brenda territorit të Kosovës në 2022, duke u shprehur kështu më optimistë se CEO-t shqiptarë (66%), CEO-t e rajonit (69%) si dhe ata globalë (75%).

Rreziqet shëndetësore dhe ato kibernetike kryesojnë shqetësimet e CEO-ve

Optimizmi i CEO-ve është kryesisht i lartë, por ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për kërcënimet e mundshme që mund të ndikojnë në kompanitë e tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Rreziqet shëndetësore dhe siguria kibernetike renditen si kërcënimet kryesore në Kosovë, të identifikuara përkatësisht nga 49% dhe 34% e CEO-ve kosovarë. Rreziqet shëndetësore renditen të parat në rajon dhe të dytat për ekonominë globale.

Nuk mbetet mbrapa në rang lokal dhe risqet makroekonomike, për të cilat 32% e CEO-ve kosovarë shprehen tepër të shqetësuar. Duke u renditur si kërcënimi i katërt kryesor, një interes dhe mobilizim të ngjashëm kanë marrë dhe ndryshimet klimatike si në peisazhin global, rajonal dhe atë lokal të Kosovës.

CEO-t Kosovarë shohin drejt Gjermanisë për zhvillim

Kur CEO-t në Kosovë shohin jashtë vendit të tyre për rritjen e të ardhurave në vitin e ardhshëm, ata përqëndrohen kryesisht te vendet me afërsi gjeografike si: Gjermania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe janë më pak të prirur të lidhen me tregjet e mëdha globale.

Gjermania përbën ekonominë më me interes për kompanitë kosovare, bashkëpunimi me të cilën mendohet të ofrojë rritjen më të lartë ekonomike të kompanive kosovare në 2022. Megjithëse në vend të dytë, Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet më të rëndësishme për CEO-t në Kosovë.

Është e rëndësishme të theksohet se një numër në rritje i CEO-ve janë përgjigjur se ata nuk i njohin tregjet e tjera si të lidhura me rritjen e të ardhurave të kompanive të tyre. Përqindja e CEO-ve që kanë raportuar se kompania e tyre nuk operon ndërkombëtarisht është relativisht e lartë dhe paraqet opsionin e 6-të të renditjes në Kosovë, nivel që tregon se tregu vendas ka një rëndësi relativisht të madhe (17% në Kosovë kundrejt 20% në nivel global).

Ky rezultat duket se lidhet me të gjitha krizat aktuale ne nivel global - për shkak të konflikteve dhe kufizimeve gjeopolitike dhe tregtare - të cilat së bashku krijojnë një ndikim të fortë në zinxhirët e furnizimit dhe mënyrën se si bizneset mendojnë për vendimet e tyre në lidhje me investimet.

Rreth sondazhit

PwC anketoi 4,446 CEO në 89 shtete dhe territore në tetor dhe nëntor të 2021 - duke përfshirë 103 drejtues nga Shqipëria dhe Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)