28 Mars 2024

Buxheti i BE-së më 2011 rreth 131 miliardë euro

Bruksel, 30 prill - Komisioni Evropian (KE) ka propozuar rritjen e buxhetit të BE-së për vitin 2011, duke theksuar se qëllimi i këtij propozimi është rimëkëmbja e bllokut nga kriza ekonomike.

Në projektbuxhet janë parashikuar shpenzimet prej 131.1 miliardë euro, që është 5.9 % më shumë se në vitin 2010.

Më shumë janë rritur fondet për rajonet e varfra, për studim e zhvillim dhe për përmirësimin e konkurrencës të ekonomisë së BE-së, për 14.7 % në 54.6 miliardë euro.

\"Ambicia e projektbuxhetit është vazhdimi i promovimit të rimëkëmbjes ekonomike së bashku me vendet anëtare të BE-së\", deklaroi komisioneri evropiane për buxhet Janusz Lewandowski dhe shtoi se Greqia, e prekur nga kriza, duhet të përfitojë rreth 3.2 miliardë euro.

Nga këto, 2.5 miliardë euro në ndihmën rajonale dhe rreth 700 milionë euro në fondet bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)