20 Prill 2024

Bundestagu gjerman miratoi buxhetin për vitin 2011

Berlin, 27 nëntor - Pas këshillimeve katërditore parrlamenti gjerman miratoi buxhetin për vitin 2011.

Për buxhetin e qeverisë konservatoro-liberale nën drejtimin e kancelares Angela Merkel, votuan 323 deputetë, kundër votuan 253. Pati një abstenim.

Federata sipas buxhetit të ri, vitin e ardhshëm mund të shpenzojë 305,8 miliardë euro, prej të cilave 48,4 miliardë do të financohen me borxhe të reja.

Qeverisë gjermane këtë vit do t'i duhet të huazojë rreth 50 miliardë euro në tregjet e kapitalit.

Ky është borxhi më i lartë neto në historinë e Republikës Federale. Opozita i kritikoi planet e buxhetit si të papeshuara në aspektin social. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)