25 Prill 2024

Bullgaria mund të hyjë në krizë të re, paralajmëruan ekonomistë

Sofje, 15 mars -  Ekonominë bullgare deri tani nuk e presin lëkundje të mëdha meqë vendi është në një bord monetar i cili e mban stabil kursin e levit, thuhet në analizën. Defiçiti i llogarisë rrjedhëse pritet të jetë midis 6.8 për qind të bruto-prodhimit vendor (BPV) deri në fund të vitit 2011.

Inflacioni pritet të ngjitet në 2,2 për qind në vitin 2010 dhe 2,5 për qind në vitin 2011, ndërsa rritja ekonomike e vendit për sivjet, pritet të jetë 0,6 për qind.

Para krizës ekonomike Bullgaria ishte në mesin e vendeve me inflacion më të lartë në Bashkimin Evropian (BE), theksohet në analizën, por tani çmimet kanë filluar të shënojnë rënie.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë se kriza në Greqi me siguri do të reflektohet në Bullgari lidhur me kontaktet e saj tregtare dhe investimet.

“Ekonomist” citoi përfaqësues të Bankës Popullore Bullgare, sipas të cilëve deri tani nuk ka zvogëlim të likuiditetit të bankave-simotra greke në Bullgari.

Bullgaria duhet të pakësojë shpenzimet e shtetit dhe të mos lejojë deficite, që të mos bie në spiralen negative si Greqia. Për këtë paralajmëruan ekonomistë të pavarur nga grupi Macro Watch.

Në se kërkesat për rritjen e shpenzimeve buxhetore do të plotësohen, Bullgaria do të bie në krizë të dytë më të thellë, theksuan specialistët në kohën e diskutimit të zhvilluar në Sofje me temë “ Rreziqet e rimëkëmbjes”.

Sipas ekonomistëve nevojiten dhe përpjekje suplementare për hyrje të dhjetë në sallën e pritjes për zonën e euros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)