19 Prill 2024

Bullgaria anëtarja më e varfër në BE

Bruksel, 19 tetor - Bullgaria është anëtarja më e varfër e Bashkimit Evropian, madje 51 për qind e shtetasve bullgarë përballen me shpenzime materiale, tregon raporti i Parlamentit Evropian me rastin e 17 tetorit, Ditës botërore për luftë kundër varfërisë. 


Të dhënat e Parlamentit Evropian për vitin 2008 tregojnë se më shumë se 85 milionë qytetarë ose 17 për qind e popullatës së BE-së jeton buzë varfërisë.

Gjatë vitit 2005 kjo për qindje ishte 16, ndërsa në vitin 2000 15 për qind.

Në raportin theksohet se gjatë viteve të fundit dallimet sociale po rriten, në pozitë më të rëndë janë fëmijët, të rinjtë, pleqtë dhe gratë, ndërsa kriza ekonomike plotësisht zvogëlon numrin e vendeve të punës.

Bashkimi Evropian vitin 2010 e shpalli si vit evropian për luftë kundër korrupsionit dhe dallimeve sociale. Me këtë rast javën e ardhshme në Strasburg do të mbahet seancë plenare ne të cilën do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i KB-ve, Ban Ki Mun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)