Buçaj dhe TEB Banka i ndërtuan shtëpi veteranit të luftës
Prishtinë, 28 prill - Në prezencën e ministrit të integrimeve në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj dhe përfaqësuesve te Odes Ekonomike dhe zyrës se kryeministrit për invalidët dhe veteranet e UÇK-se, sot ne Shtime janë dorëzuar çelësat e shtëpisë se veteranit dhe invalidit te luftës, Ali Selimi.
Besim Beqaj, ministër i integrimeve tha se ky aktivitet është filluar ne kohen kur ai ishte ne krye te OEK-ut dhe se ka ekzistua një përkrahje te jashtëzakonshme për këtë inicijativ.
Dëshiroj te falënderojë komunitetin e biznesit qe kane tregu një gatishmëri për solidaritet. Mendoj qe te gjithë këta njerëz kane dhënë atë maksimumin e tyre ne procesin e çlirimit te Kosovës dhe shtet formimit, prandaj ne këtë drejtim komuniteti I biznesit kane dhënë ndihmën e vet qe këta njerëz te jene pjese e mirëfilltë e shoqërisë demokratike te Kosovës .
Me këtë rast kryetari i Organizatës te veteranëve dhe invalidëve te UCK-se, Muharrem Xhemajli theksoi se nga donacioni i Kompanisë Buçaj dhe TEB Bankës janë ndërtuar katër shtëpi ne Shtime e cila sot u dorëzua zotit Selimi një është ne komunën e Klinës, një ne Mitrovice dhe një ne Vushtrri
Ne I falënderojmë donatoret për këtë gjest human te cilin e kane be dhe u kane mundësua veteranëve dhe invalidëve te luftës qe sot te gëzojnë këtë liri. Kjo është një ndihmesë shume e madhe për ne por ne veçanti për bashkëluftëtarin tone, i cili deri me tash ka jetua ne kushte shume te vështira. Edhe njëherë I falënderojmë te gjithë donatoret ne veçanti kompaninë Buçaj dhe Bankën TEB te Kosovës, tha zoti Xhemajli.
Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Buçaj Xhevat Jusufi tha se për kompaninë e tij është nder I veçante qe iu është ofruar mundësia qe te jemi pjese e këtij projekti.
Sot po bëjmë promovim e shtëpisë se pare dhe shpresojmë qe ne te ardhmen te kemi sa me pak raste te tilla sociale.
Përfaqësuesi i TEB Bankës Arben Therri tha se për bankën është kënaqësi qe janë pjese e këtij projekti sado i vogël te jete kontributi dhe premtoi se do te janë pjese e iniciativave te tilla.
U.D. se kryetarit te OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Oda mburret qe ka biznesmen te tille qe kane gatishmëri për te përkrahur raste te tilla.
Po them se ky nuk është rasti I pare dhe shpresoje se nuk është edhe I fundit dhe e shfrytëzojë rastin qe te falënderoj Buçaj dhe TEB Bankën për këtë hap, i cili me siguri do te jete model edhe për kompani tjera qe te kontribuojnë ne përkrahje te vlerave te luftës dhe ne minimizimin e tensioneve dhe problemeve sociale dhe njëherë besoj qe kjo do te jete ne vazhdimësi dhe dashtë zoti qe probleme te tilla te kemi sa me pak ne Kosove.