16 Gusht 2022

BSPK, proteston më 1 maj

Prishtinë, 20 prill - Drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë bërë të ditur se më 1 maj, Ditën e Ndërkombëtare të Punës, do të protestohet me kërkesë për aprovimin e Ligjit të punës, ndarjen e 20 përqindëshit, hapjen e vendeve të punës dhe kërkesave tjera që sipas tyre do t'i bëjnë publike më kohë.
.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, paralajmëroi se protesta e një majit do të jetë ultimatum për Qeverinë e Kosovës për përmbushjen e kërkesave të BSPK-së, në mënyrë që ato të mos mbeten vetëm në letër.

Ndër kërkesa kryesore në këtë protestë sipas tij do të jenë miratimi i Ligjit të Punës dhe përshpejtimi i miratimit të të gjitha ligjeve bazike në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu do të kërkohet edhe pjesëmarrja e BSPK-së në Këshillin Ekonomiko-Social, krijimi i kushteve për punë dinjitoze në sektorët privatë, hapja e vendeve të reja të punës dhe luftë më e ashpër kundër korrupsionit, me moton: “Deri kur me korrupsion”.

Arifi ka thënë se duke parë gjendjen e vështirë, për ata që punojnë, por edhe për ata që s’punojnë, që akoma është një gjendje shumë e rëndë, i ka shtyrë që të organizojnë këtë protestë.

Ai vlerësoi se Ligji i punës nuk u aprovuar, dhe sipas tij, në muajin mars ministri kishte premtuar se ligji është përfunduar dhe do të shkojë në Qeveri për t’u aprovuar, por kryeministri të nesërmen tha se ky ligj nuk do të aprovohet. Ai kritikoi se mos miratimi i Ligjit të punës dhe ligjeve tjera bazike shkon në dëm të punëtorëve. 

Ndërsa, kryetari i Këshillit të përgatitjen e protestës, Isuf Azemi tha se përgatitjet për protestë kanë filluar dhe deri më tani gjithçka është duke shkuar në rregull, dhe se nga të gjitha degët e BSPK-së kanë konfirmimin për pjesëmarrje në protestë. Apo ashtu ai bëri të ditur kërkesat e protestës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)