26 Prill 2024

BSPK paralajmron protestë me 1 Maj

Prishtinë, 15 prill - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë të ditur se ka vendosur që për 1 Maj do të protestoj për shkak të shkeljeve të drejtave të punëtorëve dhe mos plotësimin e kushtëve të sindikatave.


"Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mbledhjen e vet të mbajtur me 13.04.2010 ndër të tjera vendosi, që për nder të ditës ndërkombëtare të punës -Një Maji të organizojë një protestë para Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 12:00", thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj mbledhje u formua edhe Këshilli Organizativ i  Protestave, i cili do të udhëheqë me protestën.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi disa herë ka bërë të ditur se nëse nuk bëhen lëvizje pozitive në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve, atëherë do te protestohet në të gjithë sektorët e shërbimeve publike dhe të atyre ekonomike.

BSPK-ja sipas tij ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Republikën e Kosovës, por siq ka thenë ai po luhet me fatin e punetorëve dhe sindikata nuk mund të rrij duarkryq.

"Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe institucionet tjera kompetente në sferën sociale, duke përfshirë këtu edhe Agjensionin Kosovar të Privatizimit, Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe EULEX-in, me mosveprimet e tyre në segmentin kyç të sferës sociale, përditë e më shumë po kontribuojnë në zbehjen e atributit që ka aktualisht BSPK-ja në ruajtjen e stabilitetit social i cili ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë e përgjithshme në Kosovë", është shprehur Arifi.

Përveç çështjeve tjera aspak të parëndësishme me të cilat po ballafaqohet BSPK-ja, aktualisht janë edhe dy çështje tjera shumë të rëndësishme dhe jetike për BSPK-në, e që sipas tij meritojnë zgjidhje të ngutshme me qëllim të zvogëlimit të tensioneve sociale të cilat së shpejti mund të ndodhin edhe pa vullnetin e BSPK-së, e këto janë:

   1. Miratimi i Ligjit të  Punës, që tani shumë herë është tërhequr nga aprovimi në Kuvend, dhe

   2. Përshpejtimi i procedurave në aktivitetet e shpërndarjës së një pjese të të ardhurave prej 20% nga privatizimi i NSH-ve për punëtorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)