16 Prill 2024

BSPK: Ngritja e çmimit të bukës, barrën e bart Qeveria

Prishtinë, 12 gusht - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), përmes një konference për media shfaqi shqetësimin për shtrenjtimin e bukës dhe miellit.


Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi tha se shtrenjtimin e çmimit të bukës dhe grurit duhet ta bart Qeveria e Kosovës mbi supe, mirëpo ai nuk dha asnjë variant se di duhet të veprohet për të dalë nga kriza.

Arifi gjithashtu tha se Qeveria, konkretisht Ministria e Bujqësisë duhet t’i subvencionojë fermerët në mënyrë që tokat të punohen më shumë dhe të mos varemi vetëm nga importi. “Kur kemi një sipërfaqe më të madh të grurit mund t’i përballojmë edhe këto kriza që po vinë, andaj Ministria e Bujqësisë duhet ta ketë një buxhet që të subvencionojë fermerët për derivatet, plehrat dhe elementet tjera”.

I pari i BSPK-së përmendi edhe problemin e shkatërrimit të tokave bujqësore nga ndërtimet e betonta që sipas tij, ndikon drejtpërsëdrejti në zvogëlimin e masës së grurit. “Në të kaluarën u mbjellshin 110 mijë hektarë grurë, tani është zvogëluar drastikisht sipërfaqja e grurit dhe miellit dhe tani i është dhënë më shumë rëndësi tokave të betonta dhe tash është duke u rrudh toka bujqësore”.

Arifi tha se kjo Qeveri duhet të mendoj pak më ndryshe në këtë drejtim. “Qeveria duhet t’i aktivizojë mekanizmat e vetë sepse ka një disproporcion në mes të këtyre çmimeve dhe këtë duhet ta kontrolloj shteti dhe jo këto çmime të bëhen sipas tekeve dhe dëshirave të dikujt”, tha ai.

Arifi foli edhe për shpërndarjen e 20 për qindëshit. Ai tha se bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka votuar një listë prej 20 ndërmarrjeve të 20 për qindëshit që duhet të shpërndahet. “Së shpejti, pas aprovimit të këtyre listave do të bëhet shpërndarja sipas marrëveshjes dhe vendimit që e ka nxjerr AKP-ja”, tha Arifi.

Elhami Ismajli

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)