20 Prill 2024

BSPK-ja shënoi 20 vjetorin e grevës së 3 shtatorit 1990

Prishtinë, 3 shtator - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), shënoi sot (3 shtator), 20 vjetorin e grevës së përgjithshme që ishte mbajtur me 3 shtator të vitit 1990.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se kjo grevë ishte një manifestim i fuqishëm i kërkesës unanime të punëtorëve të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
“Ajo protestë ishte kundër regjimit të ushtarako-policor të Serbisë që shtypte të drejtat e punëtorëve shqiptarë dhe kundër diskriminimit brutal që bëhej në atë kohë”, tha Arifi.
 
Mirëpo ai tha se edhe tash në vitin 2010, prapë të drejtat e punëtorëve shkelen si 20 vjet më parë. “Edhe tash 20 vjet pas punëtorët e Kosovës po përballen me probleme të shumta si: largimi nga puna, vdekja në punë dhe nuk merr përgjegjësi askush, mos kthimi i 20 për qindëshit nga privatizimi, rreziku në vendin e punës”, këto ishin problemet që i ceku Arifi, që sipas tij, punëtorët e Kosovës përballen.

Ai nuk harroj ta akuzoj edhe Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që nuk po punojnë për të drejtat e punëtorëve të Kosovës, që sipas tij, janë ngulfatur. “Sot janë interesat personale grupore, klanore dhe ne jemi të sulmuar nga të gjitha anët. Nga Qeveria, Ministria e Punës. Ne nuk jemi të politizuar”.

Ai tha se edhe Këshilli Ekonomike Social (KES), është i paralizuar pikërisht prej Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Social, që sipas tij, ata janë duke e bllokuar funksionimin e këtij këshilli. “Pikërisht ata nuk dëshirojnë që ky mekanizëm të funksionoj. Pse? Se ata nuk dëshirojnë të iu dalin gjërat e pista, korrupsioni”, tha Arifi.

Arifi tha se arsye e mos pjesë marrjes në KES-së është se aty nuk respektohet ligji. “Ne jemi që të funksionojë ligji, e jo matrapazët. Motoja e tyre (MPMS), është që KES, të mos funksionojë. Kjo është motoja e tyre”, tha Arifi.

Elhami Ismajli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)