25 Prill 2024

BSPK fton punetorët tu bashkangjiten protestës së 1 Majit

Prishtinë, 29 prill - Lidhur me protestën që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) do të organizoj me rastin e 1 majit 2010 Ditën Ndërkombëtare të Punës, Kryesia e BSPK-së dhe Këshilli Organozativë i Protestës kanë thënë se në të gjitha nivelet e organizimit sindikal të BSPK-së dhe Sindikatave të Pavarura është duke u zhvilluar një aktivitet i madh për informimin e anëtarësisë sindikale lidhur me protestën e 1 Majit.

Kryerari i BSPK-së Haxhi Arifi ka deklaruar se krahas kryesisë ekzekutive dhe komisionit organizativ të protestës në nivel të BSPK-së që po punojnë në përgatitje të protestës, në këto përgatitje janë përfshi edhe nivelet e tjera, qoftë në nivel të SP-ve apo edhe në nivel të Zyreve Regjionale të BSPK-së.

Ai ka theksuar se në protestë do të marrin pjesë Kryesia Ekzekutive dhe anëtarë të KD të BSPK-së si dhe Kryesitë e SP-ve dhe të Shoqatave Sindikale dhe të strukturave organizative të tyre.

Protestës sipas Arifit mund t’i bashkohen edhe sindikalistë të tjerë, që do të sistemohen brenda SP-ve apo strukturave të tjera që janë pjesë e BSPK-së.

Protestuesit do të parakalojnë sipas marshutës së paraparë dhe do të sillen në mënyrë të qetë, civilizuese dhe dinjitoze, për të shprehur pakënaqësinë dhe për t’i kërkuar Qeverisë së Kosovës plotësimin e kërkesave të shtruara.

Protesta do të mbahet vetëm në Prishtinë, më 1 Maj 2010, në kohëzgjatje prej: 11:30  deri 12:30. Protestuesit do të defilojnë nga kryqi i rrugëve “Nëna Tereze” dhe “Bill Klinton” (te Fakulteti i Filologjisë), përmes rrugës “Nëna Tereze” deri te ndërtesa e Qeverisë.

Kërkesat e Protestës janë:

1. Nxjerrja e infrastrukturës ligjore të punës (Ligji i punës, Ligji i organizimit sindikal, Ligji mbi grevat, Ligji mbi pagat, Ligji mbi sigurimin pensional e invalidor, Ligji mbi shërbyesit civil dhe Ligji mbi sigurimin shëndetësor

2. Respektim të ndërsjellë të partnerëve dhe dialog të mirfilltë social

3. Krijim të Fondit social, shëndetësor dhe atij pensionalo-invalidor

4. Stop privatizimit të egër

5. Stop punës në të zezë

6. Stop korrupcionit

7. Vende të reja pune për të rinjë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)