25 Prill 2024

BSCK shpërblen dhe ndihmon ndërmarrësit e rinj

Prishtinë, 23 korrik -  Qendra për Mbështetjen e Bizneseve në Kosovë (BSCK) në një ceremoni solemne do të bëjë ndarjen e shpërblimeve për fituesit e Biznes Planeve më të mira dhe ndarjen e çertifikatave për të gjithë vijuesit e Shkollës së Ndërmarrësisë në Prishtinë.

Janë gjithsejtë 25 të rinj dhe të reja që kanë vijuar këto trajnime ndërsa disa prej tyre do t’u mundësohet themelimi i ndërmarrjeve të tyre nga BSCK-ja. Këto ndërmarrje janë rezultat i Shkollës së Ndërmarrësisë së BSCK-së që financohet nga Ministria e Jashtme e Holandës.

Fituesve të Biznes Planeve më të mira, BSCK do t’iu ofroj regjistrimin e bizneseve të tyre falas, qasje në mikro-kredi të dizajnuar enkas për bizneset e tyre, përvojë ndërkombëtare e vendore, 100 orë konsulencë profesionale përcjellëse me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria dhe suksesi i bizneseve të themeluara, anëtarësim në Odën Ekonomike të Kosovës, si dhe ndërlidhje me komunitetin e biznesit në Kosovë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet sot, duke filluar nga ora 16:00, në Restaurant “Collection” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësues nga Ambasada Holandeze në Kosovë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa , Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu, si dhe përfaqësues të Universiteteve të ndryshme dhe Komunitetit të Biznesit.
Qendra për Mbështetjen e Bizneseve në Kosovë ka filluar me punën e vet në Prill 2006. Kjo Qendër është iniciativë e SPARK-ut dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës.

Përmes aktiviteteve të saja, BSCK ka për qellim kryesor të ndihmoj zhvillim e ekonomik në Kosovë duke i dhënë perkrahje dhe duke nxitur studentët, të posa diplomuarit dhe të rinjtë tjerë me aftësi ndërmarrëse të vetpunësohen duke i themeluar Bizneset e veta të Vogla dhe të Mesme (grup mosha e synuar 18-35 vjeç).

Në trajnimet e organizuara nga BSC Kosovo ofrohen module praktike si dhe mikro kredi për biznes planet  më të suksesshme . Deri më tani kjo Qendër ka trajnuar rreth 800 të rinj kosovar dhe ka themeluar 45 Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme.

Partnerët implementues të programit të BSCK-së janë: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/Agjensia Kosovare për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universiteti i  Prishtinës, Kolegji për Studime të Menaxhmentit Internacional, Oda Ekonomike e Kosovës dhe NLB Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)