28 Mars 2024

Bruto Produktit Vendor në Kosovë shënon rritje reale për 4.87 për qind

Prishtinë, 15 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e parë të vitit 2022, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.
 
BPV-ja në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 shënon rritje reale për 4.87%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2021).

Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (8.64%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (2.13%); Artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbimet e tjera (1.84%); Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, dhe rehabilitimi  (4.08%); Informacioni dhe komunikimi (3.39%); Bujqësia, pyjet dhe peshkimi (1.03%);   Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0.85%); Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8.78%); dhe Ndërtimtaria (3.78%).

Ndërkaq, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie reale në këtë tremujor ishin: Administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (-0.33%).

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (27.63%); Importi i mallrave dhe shërbimeve (22.10%); dhe Shpenzimet e konsumit final (9.45%).
 
Ndërsa, rënie kishin shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me (-2.46%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)