29 Mars 2024

Brukseli kërkon zvogëlim të pagave në sektorin publik

Athinë, 2 prill - Brukseli kërkoi nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të ndërmarrin masa për zvogëlimin e pagave në sektorin shtetëror, gjë që veçanërisht ka të bëjë me Greqinë, shkruan gazeta greke “Ekspres”.

Në raportin e kuartalit të Komisionit Evropian për gjendjen ekonomike në Eurozonën bëhet e ditur se kufizimi i pagave në sektorin publik mes tjerash nevojitet për ngritjen e konkurrentshmërisë në sektorët tjerë.

Greqia është përballur nga njëra anë me defiçit të lartë dhe kronik buxhetor, ndërsa nga ana tjetër me rënie të vazhdueshme të konkurrentshmërisë së fuqisë punëtore, thuhet në raportin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)