29 Mars 2024

Britania e Madhe ngriti parashikimet për rritje këtë vit

Londër, 1 dhjetor - Agjencia e pavarur britanike rriti parashikimin për rritje të ekonomisë britanike këtë vit prej 1,2 në 1,8 për qind, transmeton Rojters.

Zyra e përgjegjësisë buxhetore, e themeluar nga Qeveria britanike, zvogëloi parashikimet për rritjen e Bruto Prodhimit Vendor gjatë vitit të ardhshëm në 2,1 për qind, nga ato që ishin parashikuar më parë prej 2,3 për qind. Zvogëlohet parashikimi edhe për vitin 2012, prej 2,8 në 2,6 për qind.

Zyra e zvogëloi edhe projeksionin për nevojën e zvogëlimit të numrit të vendeve të punës në sektorin publik gjatë katër viteve të ardhshme në 330.000, nga vlerësimet paraprake 490.000.

Qeveria e re e koalicionit në Britani e themeloi Zyren për përgjegjësi buxhetore në muajin maj me qëllim të vlerësimit të pavarur të situatave në financat publike.

Gjatë mandatit të qeverisë paraprake laburiste parashikimet ekonomike i bënte Ministria e Financave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)