26 Prill 2024

Britania e Madhe ashpërson përpjekjet për kursin e kursimeve

SHBA, 5 korrik - Njolla e naftës, e cila prej më shumë se një muaji po shkatërron gjirin e Meksikës, mund të mbërrijë për shkak të rrymave detare edhe në brigjet e Floridës.

Alarmi i ambientalistëve, përfshin edhe plazhet e Majemit. Një studim nga Administrata e Oqeanisë Atmosferike Kombëtare e cila merret me studimin e botës ujore dhe atmosferës në SHBA-së, bazuar matematikisht në humbjen prej 33 000 fuçish nafte në ditë, thotë se nafta do të prekë edhe brigjet e Floridës.

Ajo mund të shtyhet nga rrymat detare të Gjirit, dhe me 60-80 % të shanseve, mund të përfshijë edhe plazhet e Majemit.

Ndaj kompanisë ‘British Petrolium’ janë intensifikuar akuzat për neglizhencë, pasi një gazetar filmoi pamjet e naftës në brigje, e cila nuk ishte mbledhur, por ishte mbuluar me rërë, për të fshehur gjurmët.

 Ndërkaq, Uashingtoni ka hedhur akuza të reja ndaj kompanisë së naftës “British Petroleum”.

Në një video shfaqen pamjet e naftës që nuk hiqet nga oqeani, por varroset poshtë rërës. Videoja, i xhiruar nga një gazetar i Nju Orlins, është transmetuar në Youtube dhe më pas nga të gjitha mediat amerikane.

 Pamjet tregojnë një plazh, ku rëra nuk është ashtu si duhet të jetë por kompakte dhe dyshimi është se nafta është groposur në vend që të jetë hequr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)