29 Mars 2024

Britani, frikë për reçension ekonomik

Londër, 21 mars - Kohët e fundit janë shtuar shumë alarmet për ekonominë në ishullin britanik. Britania nuk po vuan as nga borxhi publik,siç po vuan Greqia apo nga krizat bankare siç po vuajnë Spanja apo Portugalia.

Por Britania po shfaq probleme me monedhën e saj, me paundin britanik ose me sterlinën.Valuta britanike sterlina ka rënë ndjeshëm kundrejt dollarit dhe euros, pasi drejtuesite një prej bankave kryesore britanike “Bank of England” deklaruan se Britania e Madhe mund të bie përsëri në recesion.

Sterlina ra për 2.4 cent, apo 1.5 % kundrejt dollarit, në 1.503 dollarë. Ndërsa kundrejt euros ra për 1 cent, apo 0.9 %, në 1.1 euro. Anëtari i Komitetit të Politikës Monetare të Bankës, Andreë Sentance tha se ekziston mundësia për recesion të dyfishtë.Sterlina ka rënë së fundmi para zgjedhjeve të përgjithshme.

Britania e Madhe kaloi recesionin gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, por rritja vazhdon të jetë e dobët.Ekzistojnë shqetësime për nivelin e lartë të borxhit publik britanik, megjithëse shifrat e publikuara të mërkurën tregonin se huamarrja gjatë këtij viti financiar do të jetë sipas parashikimeve të qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)