24 Prill 2024

BQE: Perspektiva e Eurozonës, në rrezik

Bruksel, 16 tetor - Perspektiva e ekonomive të gjashtëmbëdhjetë vendeve të Eurozonës është në rrezik dhe ringjallja e tensioneve në tregjet financiare, paraqet ende shqetësim.

Një fakt i tillë citohet në buletinin e Bankës Qendrore Evropiane për muajin tetor, prej qindra faqesh, në të cilin nuk përmendet aspak tërheqja graduale pas masave të miratuara gjatë krizës.

Në këtë raport thuhet se gjatë vitit të ardhshëm, operacionet financiare të shumë vendeve të Eurozonës, duhet të reflektojnë angazhimin për të arritur një konsolidim fiskal ambicioz.

Banka Qendrore Evropiane, nxjerr më tej në pah angazhimin për të ndërmarrë plane veprimi shumë-vjeçare, me një veprim korrigjues të menjëhershëm, ambicioz dhe bindës.

Ndërsa në lidhje me kursin e këmbimit, pohohet se dollari është në rënie të lirë kundër juanit kinez dhe frangës zvicerane, duke shënuar arritje të reja, ndërsa për euron thuhet se po e merr veten ndaj tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)