18 Prill 2024

BQE: Kriza financiare nuk është tejkaluar ende

Bruksel, 6 shtator -  Kriza financiare ende nuk është tejkaluar në tërësi, vlerësuan përfaqësuesit e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Atanasios Orfanidhis dhe Jose Manuel Gonzales-Paramo në fjalimet gjatë një konference ekonomike që po mbahet në qytetin qipriot, Limasol.

"Arritëm të evitojmë një katastrofë si ajo e viteve '30 të shekullit të kaluar, por megjithatë duhet të themi qartë se akoma nuk jemi "mbi ujë"", deklaroi Orfanidhis, i cili është guvernator i Bankës Qendrore Qipriote dhe anëtar i Këshillit ekzekutiv të BQE-së.

Qëndrim të ngjashëm paraqiti edhe kolegu i tij Gonzales-Paramo, i cili vlerësoi se shumë banka do të mund të bëheshin të varfra nga "paratë e lira" që jep BQE-ja për mbështetje të tregjeve financiare.

"Ekziston rreziku që ndihma për mbështetje të tregjeve financiare gradualisht të shndërrohet në varësi të përhershme të bankave nga financimi nga BQE-ja. Një zhvillim i tillë i ngjarjeve mundet të shtojë rrezikun duke përfshirë edhe vetë BQE-në", theksoi Gonzales-Paramo.

Sipas tij, nëse teprica e likuiditetit nuk fillon të tërhiqet në mënyrë efektive nga tregu në momentin e duhur, atëherë ajo mund të shkaktojë rritje të inflacionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)