28 Mars 2024

Botohet fjalori zbërthyes i termeve ekonomiko-sociale

Prishtinë, 27 tetor - Ligjëruesi i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës prof.dr Nagip Skenderi promovoi fjalorin ekonomiko-social me deshifrimin e termeve ekonomiko-sociale. Në këtë fjalor janë të deshifruar përmbi 200 terme të zbërthyera që do t’iu hyjnë në punë studentëve të ekonomisë dhe mediave.

Në këtë fjalor mund t’i gjeni termat e zbërthyer si: Evazion Fiskal (vjedhje tatimore), Afarizëm (veprimtari ekonomike), Agjenci (njësi ekonomike e veprimtarisë shërbyese...), Aksion, Akumulim, Amortizim, Deficit, Suficit.

Skenderi ka zbërthyer edhe shkurtesat e institucioneve ndërkombëtare ekonomike si: Banka Botërore (BB), Fondi Monetar Ndërkombëtarë (FMN)...

Skenderi vlerësoi se botimi i këtij fjalor shërben për plotësimin e bibliotekës së termeve ekonomike që i ka zbërthyer Skenderi në këtë libër.

“Kemi shpesh herë terme që nuk janë dëgjuar më herët dhe shpesh krijojnë huti edhe tek studentët sepse nuk e kuptojnë. Ka ndodh që edhe unë nuk kam arrit t’ua shpjegoj studentëve disa terme të koklavitura dhe mu ka deshtë të shfletoj fjalor për t’ua zbërthyer. Ky fjalor do t’iu shërben të gjitha shtresave intelektuale në Kosovë”, tha Skenderi.

Financimin e këtij fjalori e ka bërë Aleanca Kosovare e Bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)