19 Prill 2024

Bosnja ngec prapa fqinjëve, 2011 nis rimëkëmbja ekonomike

Sarajavë, 17 nëntor - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar sot se pret që ekonomia në Bosnje e Hercegovinë të nisë të rimëkëmbet gjatë vitit 2011.

Zyrtarë të FMN-së u kanë bërë thirrje autoriteteve të Sarajevës që të implementojnë me rigorozitet masat anti-krizë.

Masat në fjalë u propozuan nga vetë FMN, që nënshkroi një marrëveshje të posacme me qeverinë boshnjake.

Edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në Bosnje thanë se vendi është shumë prapa vendeve fqinje në miratimin e normave të BE-së.

Valentin Inzko, përfaqësues i BE-së në Bosnje, tha se vendi do të izolohet, neqoftese se serbët, kroatët dhe mylimanët e Bosnjes nuk punojnë së bashku për të zhvilluar një qeveri funksionale federale.

Austriaku Inzko, bëri këto komente në Vjenë, në 15 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës etnike- konflikit më të dhunshëm evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)