25 Prill 2024

Borxhi publik i Rusisë rritet në 277 miliardë dollarë

Moskë, 27 gusht - Borxhi publik i Rusisë u rrit me 1.48 trilionë rubla në gjysmën e parë të këtij viti, duke arritur në 20.4 trilionë rubla apo rreth 277 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të SAI të Rusisë, niveli i huamarrjes së brendshme të shtetit u rrit me 1.4 trilionë rubla në gjysmën e parë të vitit, duke arritur në 16.2 trilionë rubla.

Borxhi i jashtëm publik i vendit u rrit me 47.8 miliardë rubla ku arriti në 4.2 trilionë rubla ndërsa borxhi publik i përgjithshëm i shtetit rus u rrit me 1.48 trilionë rubla në gjysmën e parë të vitit në 20.4 trilionë rubla.

Raporti i borxhit publik total të vendit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte 17.7 për qind.

Ministria ruse e Financave në shkurt njoftoi se ata kishin nevojë të rrisnin huamarrjen e tyre publike gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të SAI-t rus, borxhi publik i Rusisë në vitin 2020 arriti në 18.99 trilionë rubla, me fjalë të tjera, 17.8 për qind të PBB -së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)