18 Prill 2024

Borxhi i Serbisë arrin në 23 miliarë euro

Beograd, 13 prill - Borxhi i përgjithshëm i jashtëm i Serbisë u ngjit në 23 miliardë euro, por edhe përkundër kësaj, kreu shtetëror nuk mendon ta ngadalësojë huazimin e tepruar, paralajmërojnë ekspertët ekonomikë në Serbi.

Siç transmeton B92, vetëm gjatë 10 viteve të fundit borxhet e shtetit janë dyfishuar, ndërsa llogaritja e thjeshtë tregon se Serbia prej vitit 2000 deri sot në mesatare ka marrë borxh një miliardë euro, kështu që me 11,65 miliardë euro borxh të jashtëm, që e bën sektori publik dhe ai privat, arriti në 22,93 miliardë.

Sipas të dhënave më të reja të Bankës Popullore të Serbisë, borxhi i përgjithshëm i jashtëm i sektorit publik në Serbi nga fundi i shkurtit të këtij viti arrinte 7,5 miliardë euro, prej të cilës shumë borxhi shtetëror arrin 6,9 miliardë euro, ndërsa borxhi për të cilin janë lëshuar garanci arrin 603,5 milionë euro.

Krahasuar me sektorin publik, borxhi i sektorit privat është thuajse dyfish më i madh dhe arrin 13,1 miliardë euro, prej të cilës shumë më të mëdha janë borxhet e sipërmarrjeve 10,3 miliardë, përderisa borxhet e bankave arrijnë 2,7 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)