25 Prill 2024

Borxhi i Irlandes shqetëson Evropën

Bruksel, 19 nëntor - Përfaqësues të Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së këtë javë do të shtrojnë në tryezë problemin e borxhit të Irlandës.

Ministrat e Financës të Zonës Euro të cilët u takuan pardje në Bruksel kanë rënë në ujdi që Irlanda e cila po lufton me borxhet, të marrë mbështetje prej Fondit Monetar Ndërkombëtar në sektorin bankar.

Qeveria e Irlandës ka bërë të ditur se deri në vitin e ardhshëm nuk ka nevojë për borxh për shpenzimet publike.

Kurse Drejtori i Bankës Qendrore të Irlandës Patrick Honohan ka kërkuar që Irlanda të pranojë kredi prej Bashkimit Evropian dhe FMN-së.

Honohan duke u shprehur se kjo kredi edhe në rast se nuk do të përdoret do të jetë një tampon financiar për bankat e Irlandës tha: "Është e vërtetë se bankat tona kanë nevojë për një siguri të mëtejshme".

Ndërkohë sa vijnë dhe po shtohen shqetësimet në lidhje me problemin e borxhit të Irlandës pas deklaratës që u bë muajin e kaluar se për shpëtimin e 5 bankave irlandeze duhen 45 miliardë euro.

Deficiti i buxhetit të Irlandës për vitin 2010 është rritur deri në 32% të prodhimit të brendshëm bruto.

Qeveria irlandeze po përgatitet që në buxhetin e vitit 2011 të kursejë 4,5 miliardë euro si dhe të aplikojë taksa të reja të vlerës 1,5 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)